• |
ide | kryesore

Capital T sqaron akuzat për kopje

Paparazzi, Slider



Kënga e re e Capital T “Akull” është bllokuar në Youtube dhe shkak është bërë muzika e kopjuar.

Ashtu si tek kënga “Kujtime” Capitali kishte përdorur një pjesë me motive indiane dhe ndjekësit e kuptuan menjëherë se ajo ishte e vjedhur.

Një pjesë e këngës është e shkëputur nga “Galliyan” , kolonë zanore e filmit të famshëm  të Bollywood-it “Ek Villain”.

Për këtë nuk ka qenë në dijeni Capital T, i cili ka sqaruar akuzat për vjedhjen e muzikës. Teksa ka lajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet hiti i ri në YouTube, Capital T shprehet se ka qenë producenti ai që ka përdorur një fragment nga filmi, për të cilin këngëtari nuk ka qenë në dijeni:

“Pse paragjykoni pa pasur lidhje, kërkush s’ka vjedh kurgjo. Producenti që e ka bërë instrumentalin e ka përdorur një fragment prej një filmi për të cilin unë s’isha në dijeni edhe është në proces e shpejt rregullohet”.

Ai shprehet se shumë shpejt do të sqarohet ky gabim dhe kënga do të rikthehet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *