• |
ide | kryesore

Pas Capital T edhe Getinjo me këngë të kopjuar

Paparazzi, Slider



Një ditë para se Capital T të hidhte në treg këngën “Akull”, dikush pa lejen e tij e publikoi atë.

Reperi e mori me sportivitet këtë gjë dhe nuk zbuloi se kush e vodhi këngën e tij.

Por tani me të njejtën situatë është përballur edhe Getinjo.

Reperi ka njoftuar në Instagram se dikush i ka publikuar dy këngë të tij.

“Mu kan shpërnda nja dy  kang që i kom pas për album, ‘Ali baba’ edhe një tjetër, nuk është se mboni dom mu ndonjë gjë po sfitoni kurgjo prej ksaj pune”, shkruan Getinjo në Instagram.

Kujtojmë se projekti i fundit i Getinjos titullohet ‘Une’ dhe është ka marrë tani mbi gjysmë milionë klikime brenda një jave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *