• |
ide | kryesore

Me lot në sy, ministrja e Mbrojtjes jep emrat e 28 viktimave nga tërmeti

Lajme, Të fundit



Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është përlotur, teksa ka bërë bilancin më të fundit të pasojave të tërmetit shkatërrimtar. Ndër të tjera, ministrja tha se banesat mund të ndërtohen, por ka diçka që nuk kthehet dot, që janë jetët e humbura.

Ministrja tha se janë konfirmuar zyrtarisht 28 viktima, ndërsa zbuloi edhe emrat e tyre, ku rezultojnë tre fëmijë, një 4-vjeçare dhe dy 8-vjeçare, si dhe disa të rinj.

“Shtëpitë do të ndërtohen, bizneset do të ngrihen. Por ka diçka që nuk mund ta kthejmë, 28 jetët e humbura”, tha Xhaçka mes lotësh.

Deklarata e plotë e ministres:

Të dashur qytetarë,
Ky është komunikimi më i vështirë që mund t’i takojë një zyrtari të shtetit shqiptar, e që do doja mos të ndodhte kurrë. Tërmeti i datës 26 ishte vërtet një ngjarje e rëndë. Ka shkaktuar frikë dhe ankth, ndjesi të cilat përsëriten sa herë toka lëkundet, ashtu sic ndodhi disa minuta me parë, ka shkaktuar dëme masive që do të duhet kohë për t’i rekuperuar. Por do t’i rekuperojmë. Shtëpitë do të rindërtohen, bizneset do të ringrihen, jeta do të rifillojë për të gjithë qytetarët dhe do të keni të gjithë mbështetjen tonë, gjithë mbështetjen e shtetit shqiptar, partnereve nderkombetare, qytetareve shqiptare, për të kaluar këtë situatë të vështirë e për të rifilluar nga e para.

Por ka diçka që nuk mund ta kthejmë më mbrapsht. Askush nga ne nuk mundet. Janë 28 jetë të humbura, qe lene pas një boshllëk që askush nuk e mbush dot. E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen. Por në një shenjë respekti per jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave që nuk arritën ti mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë.
Në Durrës kahë humbur jetën:

1- Amelia Lala, 8 vjeç
2- Esiela Karanxha, 8 vjeç
3- Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç
4- Sadik Qato, 85 vjeç
5- Isah Abazi, 29 vjeç
6- Flatar Zenelaj, 64 vjeç
7- Eviola Broshka, 28 vjeç
8- Kristi Reçi, 24 vjeç
9- Sehadete Lala, 79 vjeç
10- Djena Karanxha
11- Eduart Reçi
12- Shemsedin Abazi

Në Krujë:

1. Ariela Lala 4 vjeç
2. Bukurije Leka
3. Erisa Cara
4. Fatmira Cuka 44 vjeç
5. Selvie Lala 77 vjeç
6. Saimir Greku
7. Kristjan Preçi 26 vjeç
8. Sardi Cuka 18 vjeç
9. Hajrie Vata 65 vjeç
10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
11. Drita Cakoni 58 Vjeç
12. Pëllumb Greku 57 Vjeç
13. Çelike Grupieku 57 Vjeç
14. Hajredin Çupi, 66 Vjeç
15. Kastriot Cakoni

Ndërsa në Lezhë:
Marjan Preçi 25 vjec – u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.

Janë momente shumë të vështira për të gjithë ne. Me shumë ankth. Me shumë dhimbje për jetët e humbura por dhe shumë shpresë për të lënduarit. Kjo ka qenë një ngjarje vërtet e rëndë. Por nëse ka në këtë situatë një fenomen mbresëlënës, eshte pa dyshim fryma e jashtëzakonshme e solidaritetit që kemi parë brenda dhe jashtë vendit.

Jam ndjerë vërtet edhe e prekur, por edhe shumë krenare, sic jam e bindur edhe te gjithë ju, kur kam parë skenat e qytetarëve që përpiqeshin e përpiqen te ndihmojnë brenda dhe përtej mundësive te tyre. Dhe jam vërtet mirënjohëse dhe pa fjalë në fakt, nga ata qindra e mijëra shqiptarë të thjeshtë, që kanë vërshuar të ndihmojnë, duke asistuar në operacionet e kërkim shpëtimit, duke dhuruar ushqime e veshmbathje, duke hapur dyert e shtëpive apo hoteleve për të strehuar ata që janë prekur nga kjo tragjedi.

Dua t’i falenderoj edhe njëherë të gjithë qytetarët që ende sot po vazhdojnë të punojnë vullnetarisht, të palodhur e shpesh duke rrezikuar shumë. Ashtu siç dua të falenderoj edhe të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë, e mbi të gjitha vëllezërit e motrat tona kosovare që na janë gjendur ashtu siç dinë shqiptarët t’i gjenden njëri tjetrit në orët e tyre të vështira. Jam pa fjalë. Faleminderit nga zemra.

Por dua ta shfrytëzoj këtë rast per te përsëritur te njëjtin mesazh. Ende nuk ka kaluar faza e rrezikut. Ky rrezik sot vjen mbi të gjitha nga godinat e dëmtuara, që mund të jenë në rrezik shembje, që mund të kenë pësuar dëme strukturore. Prandaj dua te përsëris thirrjen per qytetaret; Ju lutem mos u riktheni në shtëpitë tuaja nëqoftëse ato kanë dëmtime të tilla. Edhe nëse nuk jeni të sigurtë, është më mirë për ju, për familjet tuaja që të prisni derisa të bëhen verifikimet nga ekipet e ekspertëve te cilat jane organizuar tanimë dhe do te jene ne terren 24 ore ne ditet ne vijim.

Po ashtu dua tu bej thirrje të gjithë autoriteteve vendore që ta përshpejtojnë sa më shumë këtë proces sepse ky nuk është thjesht një proces inventarizimi i dëmeve e vlerësimesh, por një proces që shpëton jetë njerëzish. Është një përgjegjësi shumë e madhe të cilës i duhet shkuar deri në fund me përgjegjësinë e rigorozitetin më të madh. Duke marrë seriozisht e inspektuar çdo raportim e denoncim e duke mos e çuar situatën në një pikë ku njerëzit humbasin durimin, lodhen duke pritur dhe marrin parasysh rrezikun e rikthimit në banesat e dëmtuara.

E di që ky proces ka nisur vetëm sot. Prandaj kjo e imja nuk është një kritikë, por një paralajmërim që të investohen tek ky proces me gjithë seriozitetin që meriton kjo situatë dhe meritojnë qytetarët shqiptarë. Sigurisht per te gjitha ato mungesa ne kapacitete profesionale qe bashkitë mund te kenë, do te asistohen nga profesioniste te institutit te ndërtimit apo shoqatës se ndërtuesve per ta kryer procesin e verifikimit ne kohe sa me te shpejte. Do te jemi ne kontakt ne orët ne vijim per me shume informacion.



18 Comments

  1. Kur Presidenti te paralajmeroi per termetet, nxitove te beje trakte si ato te shoqeve te partise se ne jemi me te pregatitur se kurre etj etj. Ha nje mut tani qe as the qen te stervitur nuk keni jo me ekip leshi asgje vetem ca skrepa qe persoret ne Astir tek prishjet ato keni.

  2. Kto jane lot krokodili. KETA RILINDAS NUK KANE NDJENJA NERZORE ,KTA JANE FATKEQESIA ME E MADHE QE I K A NDODHUR POPULLIT SHQIPETAR QE NGA SHPALLJA E PAVARESISE. SI NUK E NZUEREN NJE LOT PER LOTET E NENAVE E FEMIJVE QE I NOREN NGA SHTEPITE ME GAZ HELMUES SIKUR TE ISHIN KAFSHE TE EGRA DHE PASTAJ UA SHEMBEN SHTEPITE E TANI RRINE MBI GERMADHA.
    PO KUR MBUSHEN BURGJET MJE NJERZ QE SPATEN MUNDESI , TE PAGUEJN FATURAT E DRITAVE KURSE VETE VETEM PER TE REHATUE B.. PER NJE NATE PAGUAJNE 800 APO 900 EURO NE HOTELE LUKSOZE ME PARATE TAKSAVE TE KTYRE VARFABJAKEVE QE I KANE VARFERUAR VETE
    tE PAKTEN N MOS LUANI TEATER SE NA PESHTIROSET EKRANET.

  3. Nuk te kerkoi njeri te qash, znj. Krokodile!
    Kafazit tuaj qeveritar i eshte kerkuar te zbatoje ligjet mbi emergjencat dhe te vleresoni banesat ne rrezik pas termetit te 21 Shtatorit!
    Minimalisht doreheqje kerkohet nga ju, e kursejini keto mizanskena se na e shpifet!

  4. Jeni mesuar me salen ju idiotet e shqupit. Qe mire qe te vriste po dhe qeshte.
    Nuk kisha ndrrmend te shkruaja keto dite po ju te detyroni.

    1. Sigurisht që tërmetin nuk e solli Rama , por aq më pak “Saliu”
      Por ama a nuk është Rama qejflli hedhjesh në erë të ndërtesave me tritol që kanë kushtuar miliona euro ?
      Ndodhi vërtetë një aksident tragjik në Gërdec ku u vranë nga shpërthimi i demontimit të armëve, 26 vetë, vetëm nga pakujdesia e një punonjësi që edhe vet ishte viktimë.
      Sigurisht që përgjegjësi morale pati edhe Berisha si kryeministër.
      Por a ke dëgjuar ti more qejflli i dy metroshit, që “Saliu” siç e përmendni ju llumi komunist i Shqipërisë profesor doktor Berishën, që si kryeministër të japë urdhër që për të fituar me një firmë fantazmë 200 milionë euro, me 22 milion për kilometër zgjerim rruge, të hedhë në shtëpitë e banorëve të Astirit gaz helmues në fëmijtë e pleqtë, ?
      A ke parë ndonjëherë që Berisha të nxjerrë në mes të dimrit me forcën e policisë qindra familje e duke ju a prishur banesat apo bizneset pa i dëmshpërblyer ?
      A nuk kanë të drejtë ato qindra familje që ai i nxorri në rrugë të madhe, njëlloj si tërmeti, që të të “urojnë” ti, “të zëntë tërmeti i Ramës” ?

  5. Me parate qe beri stadiumin e Shkodres dhe Elbasanit, dhe ato qe i ka dhene dhe do ti jape do ti Koncesionareve, Qelbesira duhet te kishte blere pajisje speciale per Emergjencat Civile
    Cope cope, me sqepare, kazma, lopata she ndonje eskavator..
    Prioritet I Qelbur.
    Emergjenca para se te jete Cadra eshte pajisje teknologjike si]kripke hidraulike, sonar, radare, camera,, qe ne kete RAST , duhet te prisnim Kosovaret dhe Perendimoret.
    Futi nje Koncesion tani.

  6. O Cope Derr. Kaq shume e do Udheheqesin Suprem?????
    Nuk rri dot pa Udheheqea Legjendar?
    Shiko investimet Mjerane ne Emergjencat Civile. Cope Cope.

  7. Shteti shqiptar ka deshtuar. Sa keq. Pa ushtri, pa emergjenca civile. Ku eshte pare qe te zbulohet se nje person eshte i gjalle nen rrenoja dhe te vdese? I vrafte zoti keta qeveritare duke nisur nga kryeministri

  8. Ore po gjush akullorja ku behet.
    Vete lejet e ndertimit vete i furnizonte me betonet e firmes tij vete ryshfetet e votat per shtesa shume kate mbi lejen fillestare etj e cnuk ka bere. Shteti te kontrolloje ndertimet ne bregdet nga leja fillestare ne shtimin e kateve. Kjo me e theksuar ne plazhet Shkozet e Shkembi Kavajes. Cfare prisni.

  9. V ETETEM PER DY GJERA QAJNE VERTET KETA :

    1 – Ne qoftese u bie termeti bankave ku kane depozituar leket e korrupsionit

    2- Ne qoftese u shkulun bythen nga karrikja

    te gjitha te tjerat i kane hipokrizi

  10. Nuk jane 28 te vdekur. 28 perdoret vetem per ta cuar vemendjen tek Gerdeci. Eshte aq e qarte sa me ben pershtypje qe s’po e perdorin keta rilindasit e lapsit. Ne fakt keta edhe pse dallohen per idiotesi, s’kane trajnim per momentin se shefat jane te zene me shqyrtimin e bukyrise se personelit kosovar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *