• |
ide | kryesore

Rama në mbledhje qeverie: Familjet e viktimave do të strehohen të parat

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama tha sot në mëngjes në mbledhjen e Qeverisë që të kontaktohet me familjet e viktimave në Thumanë e Durrës dhe të pyeten se ku duan të jetojnë dhe Qeveria është gati t’i japë atyre apartamente edhe në Tiranë.

Pasi lexoi listën e plotë të familjeve të viktimave, për të cilën Rama la hapësirën që të plotësohet nëse ka nevojë, ai tha: “Për familjet që patën viktima, duke kërkuar ndjesë për ndonjë lapsus apo mungesë që do të ketë, kush hyn në këtë kategori duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe këto shtëpi duhet të hyjnë në shtëpi të reja urgjent. Ne i kemi gati mundësitë për ta. Duhet caktuar një person specifik për ta dhe duhet një person në Shtab që të bëjë kontaktin me ta që të thonë se ku duhet të rrinë. Jemi gati dhe kemi arredimin për 6 apartamente në Thumanë, por ju lutem një komunikim në Thumanë që të dimë dëshirën e tyre. Dhe ky është akti i parë që dhe bërë në kohë rekord. Ne jemi gati, komunikimi të na sjellë gatishmërinë e tyre nëse duan të vijnë në Tiranë, si ata të Thumanës, si ata të Durrësit”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se për familjet e viktimave do të ketë pension të vecantë, si dhe bursa me vlerë 15 mijë lekë në muaj.



5 Comments

  1. edvini nuk ia ka haberin se çfarë janë mbledhjet. Këto i bën për show dhe propagandë, sepse e di që një shkëndijë duhet dhe edvini dhe edvinistët do të shkojnë për lesh, thjesht çeshtje kohe është.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *