• |
ide | kryesore

Emergjenca nga tërmeti, Basha: Koha nuk pret, lekët e oligarkëve, tek njerëzit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha e konsideron të pamjaftueshëm fondin prej 2 milionë lekë të reja të akorduar nga qeveria për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara në zonat rurale. “Është i pamjaftueshëm. Duhet vlerësim dhe buxhet i qartë”, thotë Basha.

Në një prononcim të dhënë për Ora News, lideri i opozitës tha se dëmtimet janë të rënda dhe shuma e caktuar nga qeveria nuk mund t’i mbulojë dëmtimet e rënda. Ai përsëriti apelin drejtuar kryeministrit Edi Rama që paratë e dhëna në koncesione të anulohen dhe të shkojnë te banorët e prekur nga tragjedia e 26 nëntorit. 150 mln dollarë tha Basha duhet të zhvendosen me urgjencë për te fondi i rindërtimit pas tërmetit.

“Siç e shikoni është një lagje tërësisht e braktisur, sepse të gjitha pallatet kanë pësuar dëme të rënda. Të gjitha familjet janë detyruar të largohen. një pjesë prej tyre janë sistemuar, një pjesë prej tyre po më thonë që nuk janë sistemuar, gjendja vazhdon të mbetet e rëndë, vlerësimi i banesave është vetëm paraprak, ndaj thirrja ime është të përshpejtohet proçesi i vlerësimit përfundimtar, në mënyrë që banorët të kenë siguri se çfarë do të bëjnë nesër dhe të merren masa financiare, siç e kemi sygjeruar në planinj tonë tre pikësh duke alokuar të gjithë shumën e parashikuar në buxhetin e vitit 2020 prej 150 milionë dollarësh për 10 oligarkët, për banorët e prekur nga tërmeti”, u shpreh Basha.

Nga plani me tre pika që ju keni propozuar, në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor parasysh që në zonat rurale të shpërndahej fondi, dorazi po e quajmë, keni një koment për këtë?

Lulzim Basha: është një propozim që e kemi dhënë prej disa ditësh sepse përshpejton mundësinë e banorëve për të trajtuar vetë dëmet dhe problemet që ka shkaktuar tërmeti.

Natyrisht që duhet bërë vlerësimi i dëmit. Shuma që është caktuar prej 2 milionë lekësh të reja, mund të jetë një shumë minimale, në disa raste mund të ketë nevojë për shumë edhe më të mëdha, prandaj është e domosdoshme tani, në përputhje me pushtetet që jep akti i fatkeqësive natyrore, që qeveria të caktojë një buxhet të qartë.

Prandaj insistojmë për zhvendosjen e menjëhershme të 150 milionë dollarëve të 10 oligarkëve në funksion të emergjencës dhe procesit të riparimit apo ndërtimit të banesave të dëmtuara. Është një hap i parë që kanë pranuar këtë sugjerim që në fakt e kam dhënë nga terreni, kryesisht nga zonat rurale, por është i pamjaftueshëm nëse nuk shoqërohet me fondet e nevojshme dhe nëse nuk veprohet shpejt.

Koha nuk pret! Nuk është koha as për fjalë, as për shfaqje, as për zvarritje, por është koha për të vepruar menjëherë nga vendime në zbatimin e këtyre vendimeve.



6 Comments

  1. ne kete pik na gjen te gjithve dakort o bashe, nuk besoj se ka shqiptar qe nuk eshte dakort me ate qe thua. puna eshte a je serioz, se mos perfundon ndonje lek per te demshperblyer ty apo vjerrin apo kunatin. sa per oligarket, vet ishe 8 vjet ne pushtet zotrote dhe ata qe peshyn sot dje i lepije. edhe ram kokaina keshtu bente kur ishte ne opozit po pastaj i beri shok te ngusht. mos na bej si prostitut e virgjer se nuk je albin kurti po je lulxim fazllici, ke dhe baben spiritual aty qe nuk ndihet per oligarket se u merrte miliona euro ne kohen e mbeterimit te dyt.

  2. Lyli “i djathte” shkon me majtas se CheGuevara dhe thote 2milione jane pak. Populizem 5leksh puro.
    Pse po paguhen kto 2 milion njihere? Po pse ca esht qeverija, shoqeri bamirese?

    Bje termeti – qeverija
    Plas bombola gazit ne kat te katert – qeverija.
    Permbytet shpija me e pa leje – qeverija
    Digjet shpija – qeverija.

    Njerezit te mesohen te sigurojne pronen si kudo ne bote. Koha e Enverit ka kalu.

  3. Ngri popullin Po je burr leri llafet rama vazhdon nje soi sikur ska ndodhur gje medja i rri nga pas Te mbyte me propagant. Meri raset pas rasti me .PPP. So Po ben ai mjeku me konçensionin e sterelizimit

  4. Vetem ne shqiperi bertasin njerzit ‘ SHTETI’.
    ketu ne amerike as qe do tja di shteti fare. Ke shoqeri sigurimi , sigurohu. Eshte prona jote , dili per zot. Une si shtet ju dal per zot pronave shteterore.

    Me vjen per te qeshur kur thone ‘SHTETI TE VERE DORE’. Biles dhe bertasin sikur ja u ka njeri borxh.

    1. Po ta dije sa programe sociale jane perdor pas Katrines nuk do flisje keshtu. Jam me laissez faire se ty, por fatkeqesia do kontributin e te gjitheve duke marre ne konsiderate deshirat e njerezve te prekur. Jo imponim, jo braktisje eshte me e mira

  5. Ke nje jave dhe thua po te njejtat fjale dhe rrotullohesh si kali ne leme o loqe qe kurse nuk u poqe o lulzime,dhe kete rradhe ta mori shpirtin salihu me zagaret qe te dergoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *