• |
ide | kryesore

Kryeprokurori i ri paralajmëron arrestime në Durrës për dëmet nga tërmeti

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeprokurori Olsjan Çela u shpreh nga Durrësi se hetimet kanë zbuluar shkelje ligjore te ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Një ditë pas marrjes së detyrës, Çela mblodhi prokurorët e Durrësit për t’u njohur me ecurinë e hetimeve.

Gjatë prononcimit për mediat, kreu i organit të akuzës tha se hetimet po nxjerrin disa probleme me legjislacionin, Sipas tij, ka persona që kanë shkelur ligjin dhe për ta nuk do të ketë asnjë hezitim në përfundim të hetimeve.

“Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e krijuar pas tërmeteve. Është krijuar një grup hetimor për çështjen në fjalë. Vizita ishte me qëllim rritjen e koordinimit për të siguruar një hetim të shpejt dhe efiçent. Prokurorët janë të motivuar dhe mendoj se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Individë të papërgjegjshme kanë shkelur ligjin me koshiencë të plotë duke sjellë vdekjen e disa personave. Hetimi është përqendruar në objektin e hetimit. Duhet të jemi të qetë dhe të besojmë të heqim dorë nga lajmet e pavërteta. Nga hetimi po dalin probleme edhe me legjislacionin në fuqi. Ai do shpërbeje edhe për të propozuar ndryshime të rëndësishme në ligj. Ka njerëz të cilët kanë shkelur ligjin dhe përgjegjësia që do mbahet maksimale. Përgjegjësia do shkoje atje ku është qoftë tek zyrtarët qoftë tek drejtuesit. I është garantuar prokurorëve siguri i plotë”, u shpreh kryeprokurori Olsjan Çela.

7 Comments

  1. Edhe paraardhesit e tu kepuc fshires te denje per mesjete premtuan te njejtat gjera. Me te njejten corbe jeni ushqyer dhe ushqeheni.

  2. Keshtu i bie qe te strehoje te pastrehet ne burg tani ne prag te dimrit per t’i mbrojtur nga shiu dhe debora.
    Humor. Mgj ate te shohim cfare drejtesie na ofrohet me z. CELA.

  3. Po po. Por o harron se pergjegjesi kane edhe strukturat shteterore, per neglizhence apo mungese kapacitetesh ne raste emergjence. Ne mos Kryeministei, Ministri i Brendshem eshte pergjegjes direkt per keqmanaxhimin e skajshem. Nejse, edhe ti si te tjeret do jesh e besh. Si Sollaku, Ina apo Llalla: Nje liste me emra ke te godasesh e ke jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu