• |
ide | kryesore

Sekretari amerikan i Shtetit: Do t’u ndalojmë hyrjen në SHBA zyrtarëve të korruptuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën. Korrupsioni, thotë kryediplomati amerikan, fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë nga Departamenti i Shtetit në listën e atyre që u ndalohet hyrja së bashku me familjet në ShBA. Uashingtoni, tha ai, do ta vazhdojë më tej këtë praktikë.

Nga Shqipëria në këtë listë, janë 3 ish zyrtarë dhe familjet e tyre, që e çojnë në 14 numrin e përgjithshëm të individëve që u ndalohet hyrja në Amerikë. Zyrtari i fundit nga Shqipëria i përfshirë në këtë listë ishte ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. E njëjta masë është marrë më parë për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe deputetin Tom Doshi. / VOA



7 Comments

    1. O palaco, a mundet qe pa lejen tuaj te vij, te qendroj, te vjedhi, te bej korrupsion, nje kryeminister&co, jo dhe jo. Ju i krijuat keto pseudo-elita, me hajdute, injorante, rrugace, vrases, te pashkolle, imorale sepse vetem keshtu mund t’i perdorni per interesat tuaja te felliqura. Sa here qe keta zagare, nuk zbatojne deri ne nje urdherat tuaja antishqiptare, ju menjehere i kercenoni me dosjet qe keni per keta kriminele, qe ia keni imponuar popullit shqiptar per 30 vite. Flisni per korrupsion por harroni se te gjithe te korruptuarit dhe diktatoret e botes, i fshehin parate e vjedhura ne bankat dhe parajsat tuaja fiskale, o nona te korrupsionit.

      1. Po mer kar po. Po evropa qe thote num hujme ne punet e brendeshms te shaiperise dhe nderkohe vlahutin u be me 1.5 mil euro vile. Qe keta jane legena sdo mend, por ka me keq dhe i ke ne rajon. Evropen e ka zaptu sorosi dhe me merkel lindor i gjunjezohen sorosit 5 her ndit si myslimanet allahut.

  1. Prisni kur ekipi mediatik i Fugës të çojë në Turqi “lajmin” se emri i kryeministrit shqiptar, është një shkurtim i emrit të tij të vërtetë mysliman.
    Edi Rama – Erdogan Rahman

  2. O palaco, a mundet qe pa lejen tuaj te vij, te qendroj, te vjedhi, te bej korrupsion, nje kryeminister&co, jo dhe jo. Ju i krijuat keto pseudo-elita, me hajdute, injorante, rrugace, vrases, te pashkolle, imorale sepse vetem keshtu mund t’i perdorni per interesat tuaja te felliqura. Sa here qe keta zagare, nuk zbatojne deri ne nje urdherat tuaja antishqiptare, ju menjehere i kercenoni me dosjet qe keni per keta kriminele, qe ia keni imponuar popullit shqiptar per 30 vite. Flisni per korrupsion por harroni se te gjithe te korruptuarit dhe diktatoret e botes, i fshehin parate e vjedhura ne bankat dhe parajsat tuaja fiskale, o nona te korrupsionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *