• |
ide | kryesore

9-vjetori i lëvizjes pa viza/ Basha: Plotësuam një ëndërr, do bëj gjithçka për Shqipërinë anëtare të BE

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha ka kujtuar sot 9-vjetorin e lëvizjes së lirë, ditën e liberalizimit të vizave me një videomesazh drejtuar të gjithë shqiptarëve.

Basha kujton se para 9 vitesh si Ministër i Brendshëm i asaj kohe kishte shoqëruar grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në BE.

Ai premton se do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar dëshirën për Shqipërinë anëtare të BE.

“Të dashur bashkëqytetarë!
Para 9 vitesh, si Ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë, plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Sot, dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithsecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Ju uroj një të diel të mbarë
!”, shprehet Basha.



10 Comments

  1. U bene 6 muaj qe opozita jote ka ngecur tek e djela e nuk po e mberrin dot as te henen, leji me te shtunat e protestave qe na e zbardhen faqen per ato pak muaj. Hallet e shqiptareve nuk kane te djele o Lul

  2. Ne demokratet e kujtojme me krenari ate dot por fatkeqsosht nuk je ti mor zogu Jane ata bij nenash qe ti sot i quan demokrat te vjeter

  3. “arritja”me e madhe e jotja si minister i brendshem eshte vrasja e 4 qytetareve te pafajshem qe protestonin me duar ne xhepa,gjaku nuk harrohet Lulush,nje dite do i paguash te gjitha…

  4. Ne jemi populli me i cuditshem ne bote.Ne kohen e Zogut levizeshim pa broplem.Erdhi qoftelargu edhe e quajtem tradhetar.Spo e kuptoje kete popull.Qe po ngrihen cmimet;qe cdo dite po ja marin shpirtin me taksa,me cmimin e dritave,te ujtit,te naftes.

  5. Jep ndonje lek nga ato qe vodhe te rr e kombit per ata njerez qe humben shtepite,kjo eshte me e Mira qe duhet te besh

  6. Ka disa komentusa qe paguhen
    dhe nje sufllaqe bakshish. Po 1 gje duhet ta thon kujte ishte merita e liberaizimit Po folem per Te vjedhur rama eshte akuzuar nga Zyrtar Te osbes per 200 Milton € dhe 3 miljard € PPP

  7. Kete loqen ne europe e paska derguar lulzimja si shperblim per bythelepirje,lulzimja I ka gjetur pune si komentues funksional

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *