• |
ide | kryesore

Ibrahimovic në Lega Pro: Galliani i propozon të luajë deri në ngjitjen në Serie A

Sport



Ajo që dukej thjesht një batutë e Silvio Berlusconi (“Shpresoj që të vijë tek Monza”) është kthyer në një tratativ të vërtetë. Monza, ashtu si ka bërë të ditur Adriano Galliani, ka bërë një tentativë konkrete për Zlatan Ibrahimovic. “I kam propozuar një kontratë prej dy vjetësh e gjysëm – ka pranuar administratori i deleguar i klubit për Corriere della Sera – Eja tek ne, qendro gjashtë muaj në Lega Pro. Pastaj vitin e ardhshëm ngjitemi në B e pas dy sezonesh jemi në Serie A”.

Ndërsa vazhdon krahu i hekurt me Milan, të cilëve Ibra i kërkon 10 milionë për 18 muaj, e me Napoli që pret të ndërhyjë, në garën për sulmuesin 38 vjecar suedez është futur surprizisht Monza e vogël e Berlusconi e Galliani, njerëzit që e blenë gjigantin nga Barcellona në verën e 2010. “Pasi presidenti Berlusconi më dha mandat, i kam bërë propozimin Mino Raiola. Menaxheri i Ibrahimovic më sugjeroi të flisja direkt me Zlatan, që për të qenë i sinqertë e dëgjoj cdo natë” ka treguar Galliani, që ëndërron të pengojë ish-klubin e tij në këtë tratativë që natyrisht është në limitet e të pamundurës. Por të ëndërrosh nuk kushton asgjë dhe poshtë pemës së Krishtlindjes tifozët e Monzës mund të gjejnë dhuratën më të bukur e të pamenduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *