• |
ide | kryesore

Kleriku i kundërvihet Ramës për tërmetin : “Mos ngatërro zotin, aty ku kanë përgjegjësi njerëzit”

-Instant, Të fundit



Që në ditët e para pas tërmetit të 26 nëntorit kryeministri Rama u përpoq të krijojë alibi për përgjegjësitë njerëzore të atyre që humbën jetën nën rrënojat e pallateve të shembura: “Ça leje ndërtimi më tregon lejet ti mua, pallate bien edhe në Japoni e në Amerikë” i tha ai një gruaje që iu ankua për lejet e dhëna nga Vangjush Dako.

 

Të njëjtën alibi ai përdori duke futur në lojë edhe forcat e mbinatyrshme: ‘Eshte nga Zoti, s’është nga robi” tha ai në një vend tjetër.

Por pikërisht kjo tentativë për të zutur në mes zotin është kundërshtuar nga Dom Gjergj Meta. Me një status në Facebook ai i drejtohet miqve të tij me një mesazh të kundërt me kryeministrin, megjithëse pa e përmendur këtë të fundit: “Zotin mos ta kthejmë në shkaktarin e asaj që na ka ndodhur, por në bashkëudhëtarin tonë. Përgjegjësisë tonë të munguar mos t’i japim emrin Zot, por t’i japim emrin që ka, secili sipas asaj që është, ka dëshirë të jetë apo që ka marrë përsipër të jetë” ka shkruar ai.

©Lapsi.al

Image



5 Comments

  1. Cfare ndyresirash jeni!!!!! Ne nje kohe qe Gjergj Meta nuk ka cilesuar askend ju aludoni se ai i drejtohet vetem Rames. Pra ai na qenka nje politikan opozitar perpara se te jete prift. Bukur i keni pervetsuar mesimet e shokut Enver.

    1. jo vetem rames po dhe rames…dhe te kerkosh pergjegjesi per ndertimet pa kriter; ti japesh zotit ca i takon zotit ne pergjegjesi dhe robit ca i takon robit eshte te jesh opozitar????!!!!! JO o ndyresi a te jesh ne rradh qytetar i ndergjegjsuar i kombit dhe i njerezimit!

      ps: duke qen se rama i jot ishte i pare qe ne vend te ul koken te pakten, (se ne fakt 12 vite e shkaterroj tiranen pa kthim duke dhen vec leje..prandaj edhe sillet me egersi ndaj te vertetes) del si protagonisti nr 1 i shfaqjes duke afirmu non stop ku te mundet se ky termet ishte FATALITET, kur ekspertiza e huaj dhe shqiptare thoshte te kunderten: nuk e ka fajin termeti si fenomen natyror po neglizhenca ndaj parametrave te ndertimit.

  2. Ky njeri nuk ka me turp ose ndoshta nuk ka pas ndonjehere . Keta nuk kane zene mend fare nga termeti , vazdhojne e ndertojne me urdhrin e “arkitekteve ” te policise . Menjehere sapo fillon nje pune , mendja e ketyre te babziturve mendon se sa do vjedh per vete dhe jo çfare do beje per kete popull . Vidh e vidh e ska te nginjur . Ku do shkosh o kuçedra e parase ? Ça do marresh me vete o i gjati ine ? A dine te thuash mjafte me ?
    Kete vend e degjenerove deri ne ate pike kritike sa qe nuk ka me kthim pas , nuk ka me derman perveçse nje revolucioni ne çdo fushe te jetes . Injoranca e ka zaptuar kete vend per fyti dhe nuk ka ndermend ta leshoje . Korrupsioni me te gjitha menyrat e veta po jua gris xhepat kujdoji qe i del perpara . Babzia ka fytyren e çdo rilindasi , jane bere si qena tartufi per parane . Me popullin bere çfare deshe dhe si deshe o deshtak dhe hajdut rilindas , tani kerkon te grricesh edhe me te Madhin Zot ? Kur qenit i vjen dekiku i ngordhjes vete e shurron ne dere te kishes apo xhamise . Me duket se te ka ardh ora o i gjati ine . Pa breke erdhe pa breke do ikesh . Ne boten e pertejme perveçnderit(cipes) nuk marrim gje tjeter me vete . Ti me vete do marresh vetem turpin dhe mallkimin e ketij populli .

  3. Nuk eshte kryeminister i deshtuar! Eshte tradheti kombetare,e perkrahur nga pjesa e zeze e antareve te ambasades amerikane,nga pjesa e zeze e shokeve te gishtit te mesit te OSBE.Brenda nje muaji ka ndodhur shume fenomene. Kuvendi,partia socialiste ,rilindja dhe gjithcka ne krye te puneve ka vulen e tradhetise,opozita qe bemat e saj na cuan deri ketu dhe mosveprimi i saj per vdekje a liri eshte tradhetia me e madhe! Ku jane demokratet e flakte,te ndershem , me integritet qe mbi gjithcka kane vetedijen e rrezkut qe po i kanoset Shqiperise nga papergjegjshmeria,korrupsioni e tradhetia e shqiptareve e nderkombetareve .Ata qe e quajne veten intelektuale te pergjegjshem dhe qe mendojne se duke mos u angazhuar ne menyre politike ne bllok per shpetimin e Shqiperise,nga mosangazhimi i tyre jane po kaq tradhetare, sepse ndihmuan kete klike te ushqehet me fukarallekun , pamundesine e padijenine e nje populli. Kjo kulqeder me rrenje komuniste,me identitetet te humbur,pa moral, pa besim ne zot nese lihet me ne jete ,s,ka per te patur me Shqiperi ashtu si te paret tane , me gjakun e jeten e tyre dhane per kete toke te shejte ! Une ne Emer te Zotit i them gjithkujt qe quhet shqipetar :Merr fatet e tua ne dore! Koha eshte tani! Mos pyet per askend sepse te gjithe tradhetuan me tezat e tyre demokratike ne nje vend cerdhe shtrigajsh e prostitutash politike.
    Kushdo qe ka lindur nga nje nene shqipetare,qe beson ne Zot qe respekton te gjitha fete,qe beson ne vlerat e familjes,ne vlerat
    historike kombetare ne Emer te Zotit eshte i thirrur te mbroje vendin,te marre ne dore fatet e atdheut . Koha eshte tani.Te krijohet Komiteti per Shpetimin e Shqiprise! Atdheu ne rrezik! Pa lider , por nje asamble e gjere mbare kombetare te organizoje demostraten mbare kombetare ne te gjithe Shqiperine ne cdo fshat,qyetet .Koha eshte tani! Le te filloje levizja mbarekombetare
    per shpetimin e Shqiprise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *