• |
ide | kryesore

Dënimi i Salianjit, reagon Basha: Ushtari i bandës së Lushnjes e kishte marrë prej kohësh vendimin politik. Rama i ka bërë gabim llogaritë

Arkiva, Lajme, Të fundit



“I ke bërë llogaritë gabim”. Ky ka qenë mesazhi që kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka dërguar sot kryeministrit Edi Rama. Duke marrë shkas nga vendimi që dha sot gjykata, e cila dënoi me 1 vit burg Ervin Salianjin si dhe nga paketa ‘Anti-shpifje’, që pritet të kalojë sot në Kuvend, lideri i PD tha se Rama minoi dy kolonat kryesore të demokracisë.

Në një dalje publike nga selia e PD-së kryedemokrati sulmoi ashpër edhe gjyqtarin Artan Gjermeni, që dha sot vendimin për Salianjin, duke e cilësuar ushtar të bandës së Lushnjës.

“Edi Rama ka hedhur sot në erë dy prej kolonave kryesore të demokracisë në Shqipëri. Sot, ai dënoi me vendim gjykate, pa asnjë provë, opozitën dhe median që zbuluan dhe denoncuan përshirjen në trafikun e drogës të vëllait të Ministrit të brendshëm të Edi Ramës. Po sot, Edi Rama miraton ligjin që synon t’i mbyllë gojën medias online për të mos denoncuar aferat e rënda korruptive të tij dhe të familjes së tij, afera që fusin dorën në xhepat e shqiptarëve për t’i vjedhur ata, në mënyrë që të pasurojnë Edi Ramën. Të dy këto vendime, që minojnë demokracinë dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri, Edi Rama i merr sot, i ndihmuar nga krimi i organizuar. Me krimin e organizuar ai vodhi dhe bleu votat e shqiptarëve për të sunduar në parlamentin ilegjitim. Me krimin e organizuar, Edi Rama sundon drejtësinë.

Gjyqtari Artan Gjermeni, i cili dënoi sot pa prova Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi është as më pak e as më shumë, anëtar i bandës së Lushnjës, e cila ka nisur të gjallërohet sërish nën pushtetin e Edi Ramës. Në këto 6 vjet ne jemi përballur me padrejtësinë dhe hakmarrjen politike të Edi Ramës sa herë kemi denoncuar lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe me aferat korruptive. Për pothuajse të gjithë përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike, drejtësia e kapur ka vendosur sipas urdhërit dhe interesit politik të Edi Ramës, duke u bërë palë me këtë pushtet të kriminalizuar dhe të korruptuar.

A na e ka mbyllur gojën dot ne Edi Rama me të korruptuarit dhe kriminelët e tij në polici, prokurori dhe gjyqësor? Jo! Dhe nuk ka për t’ia dalë kurrë! Ne jemi Partia Demokratike! Ne jemi sot partia që gëzon besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Bashkë me ta, do të bëjmë të mundur që, me zgjedhje të lira e të ndershme, të shpëtojmë vendin nga një kryeministër që sundon me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh.

Partia Demokratike është dhe do të jetë në krahun e çdo gazetari, në krahun e çdo qytetari, që denoncon padrejtësinë, korrupsionin dhe lidhjet e Edi Ramës, familjes apo qeverisë së tij me krimin e organizuar. Mesazhi im për Edi Ramën është i thjeshtë dhe i qartë: I ke bërë llogaritë gabim!”, tha Basha.



22 Comments

  1. ik o lulezime se na hape barkun. pse ben sikur e shan, ti je ortak me ramen. deri tani i ke ber vetem ndere rames.

  2. I dashur Edi të duam shumë, por me këta veprime po na merr në qafë.

    E ndjej se fundin e kemi shumë afër.

    Më duket se ke hyrë në një rrugë që nuk do të dalësh dot.

  3. fole sa per te lar gojen. fjalime bajat, plot urretje, njesoj, pa substance. mos u mundo ti ngjash sales se ai e ka ne karakter ate lloj komunikimi po ti jo. duhet te kishe krijuar identitetin tend, ashtu si je, si cun i mir, se keshtu asnje nuk te merr seriozisht. te korruptuarit ne polici e gjyqesor aty kan qen, pse si zbythe zotrote kur ishe ne pushtet apo ateher te interesonin se i korruptoje ti. ik se na hape barkun.

  4. O bashe. Kur punoje per Salen dhe njerez te vrisje te mbronte. Kurse ti mender as qimen nuk po leviz….. ku I ke njerzit???? Hidhi ne protesta????? Po humbet fibra e PD s.

  5. As te qi e as te le.

    Ai kari boni fallsifikim dhe per kete u denu. Tani ose leviz malet per ta mbrojt dhe dil fitimtar, ose nese mendon qe nuk fiton, lere dhe mos u zhyt ne balte.

  6. Basha flet nga koperativa bujqesore si specialist I asgjeje.Mjere atij qe I ha bytha dhe se per kete qulac je I vdekur.Remzi Hoxha eshte gjalle akoma.

  7. O bashe ty te djeg se je vete I perfshire aty prandaj ngrihesh tani dhe kercenon gjykata dhe prokurorite. Habitem se keta gjyqtaret tuaj kane qene. Si ka mundesi qe te jene te keqinj tani qe denuan salianjin?!

  8. As vet nuk e dini ca po thoni. Perserisni njeri tjetrin dhe friken e keni ne palce. Ti bash do e ndjekesh shum shpejt salianjin

  9. kur jeni me ne jeni HERONJ , TE PA KORRUPTUSHEM , ME KARAKTER …. PISHTAR te DEMOKRACIE.

    kur merrni vendime kundra nesh jeni ‘ANTARETE E BANDES SE LUSHJES, KLANI I ZENUNIT, TRADHETARET E KOMBIT, VARRMIHESIT E DEMOKRACISE , etj etj etj ejt .

  10. Edhe zgjedhjet ne PD ,Basha I beri si I desh trapi aspak demokratike,Tani na pellet si gomari.Basha eshte per ne Hale.

  11. Nqs ka armik drejtesine eshte baroni Berisha,gati e futi me Burg Brozin qe ishte kryetar I gjykates se larte,hoqi Haxhiun,Ramen etj si kryeprokuror
    Krijoi komisionin Halimi per te futur ne Burg kryeprokuroren Rama,futi me Burg Nanon,etj etj kafsheri tropoje.
    Basha ta kete per nder qe Salinjani te hyje me Burg ose te hyje vehte se e ka gati akuzen.

  12. Ky tani te liroje me procedure o kopili politik i salihut,atehere ky ishte burre i mire per ty,sot qenka burre I keq se te denoje ate qe ti dhe salihu e shitet per llogarite tuaja

  13. Kjo nuk ka bythe ku te rrije ose njera pale te shkoje ne burg ose tjetra se nuk merr vesh kush e ka fajin ai qelbesire qe eshte trafikant apo ata qe e denoncuan

  14. Faji eshte i atij qe denoncon pasi qelbsat ne kete vend mbushur me qelbesira jane te pafajshem gjithmone por ska gje le ta ” shijojne” kete dynja se truri i tyre aq qeliza ka ne pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *