• |
ide | kryesore

Vuçiç flet për pritjen me protesta në Tiranë

Lajme, Të fundit



Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbërriti paditen e së premtes në Tiranë, por Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një protestë. I pyetur nga gazetarët serbë për këtë protestë, kreu i shtetit serb tha se nuk i bëjnë përshtypje të tilla gjëra.

“Personat që protestojnë kundër Tiranës, kundër bashkëpunimit rajonal, janë më shumë të drejtuar nga e kaluara dhe pa një vizion për të ardhmen” – tha Vuçiç duke shtuar se ishte shumë i kënaqur me takimin që kishte pasur me Ramën dhe Zaev. I pyetur për thirrjet kundër tij dhe Serbisë në protestë, Vuçiç tha se “ishte mësuar tashmë me protestat”.

 

Ai theksoi se projekti i “mini-shengenit” do të ecë mes Tiranës, Shkupit dhe Beogradit duke thënë se të tjerë do t’i bashkohen, por sipas tij “disa persona nuk e kuptojnë realitetin, nuk jetojnë në të tashmen dhe nuk kanë një vizion për të ardhmen”. Presidenti serb tha se “e kuptonte mungesën e Prishtinës”, por e kishte të paqartë se përse nuk ishte Bosnje Hercegovina. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *