• |
ide | kryesore

Vetëvritet aktori 37-vjeçar, i lë një letër të birit

Paparazzi, Slider



Të gjithë e njohin si person ambicioz që lufton fort me jetën e tij, prandaj lajmi i hidhur se është ndarë nga jeta i ka habitur të gjithë.
Aktori 37-vjeçar, Kushal Punjabi është vetëvrarë mbrëmjen e djeshme. Ai i dha fund jetës në apartamentin e tij në Pali Hill, Mumbai. Miqtë besojnë se ylli bollivudian vuante nga depression.
Pak minuta para se të bënte aktin vetëvrasës, Kushal i la një shënim dedikuar djalit 3 vjeç, Kian.
Aty thotë se askush nuk është fajtor për vdekjen e tij, si dhe i lë gjysmën e pasurisë.
Pjesën tjetër e ndau mes prindërve dhe motrës. Autoritetet indiane thonë se nuk po e trajtojnë vdekjen si ngjarje të dyshimtë, por e kanë raportuar si aksidentale.
Megjithatë mbetet për tu marrë rezultati i autopsisë për të konfirmuar si humbi jetën Kushal Punjabi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *