• |
ide | kryesore

Probleme me fiderat në Tiranë/ OSHEE publikon hartën me zonat që janë pa energji elektrike

Arkiva, Lajme, Të fundit



Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dhënë detaje për arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike në një pjesë të kryeqytetit. Me një njoftim shpërndarë për mediat, OSHEE bën me dije për klinetët se sot rreth orës 13:00 u bë stakimi i transformatorit nr.1 i N/Stacionit Rajonal (OST), duke lënë pa energji disa fidera 20kV.

Pas një pune intensive në këtë zonë u bë e mundur rikthimi në punë i këtij transformatori duke furnizuar zonat që vuanin nga mungesa e energjisë elektrike. Por, krahas rregullimit të defektit të parë, ka edhe disa fidera të tjerë, që për momentin janë jashtë funksionit ndërsa OSHEE-ja po punon intensivisht për të rikthyer furnizimin me energji në këtë zona.

Njoftimi i OSHEE:

#Tiranë – Njoftim!

Njoftojmë se sot rreth ores 13:00 është stakuar transformatori nr.1 i N/Stacionit Rajonal (OST), duke lënë pa energji disa fidera 20kV te OSHEE. Falë manovrimeve nga ana e OST u be e mundur rikthimi në punë të transformatorit dhe normalizimi i shpejtë i situatës me rrjetin elektrik.

Aktualisht kanë mbetur jashtë pune vetem dy fidera, të cilat furnizojnë: Rrugët “Besa, “5 Maji”, “Rruga e Dibrës” zona prane Elektro-Mjekësores, tv brenda territorit të Kinostudios, qendra tregtare “Konkord”, “Siri Kodra”, “Papa Nikolla Papajani”, 2000 Apartamentet, “Osman Jonuzi, Korabi dhe rruga “Llazar Shapatimi”. #OST dhe #OSHEE jane duke monitoruar me vemendje situaten në n/stacion✔.



4 Comments

  1. I kthyet kufizimet plehra..!Si me pare hajdute te ndyre !?Populli ha bar,ju tallni menderen funderrina !Ka qeveri ky vend ?As qe behet fjale……..,ka nje bande qe vjedh pafund,ose shume banda qe vjedhin per llogari te edvin hajduti,ketij te perçarturi nga mendte e kokes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *