• |
ide | kryesore

300 të dënuar të Fierit, letër Gramoz Ruçit: Ministrja Gjonaj na diskriminoi

Lajme, Të fundit



Mbi 300 të dënuar që vuajnë dënimin në burgun e Fierit kërkojnë falje. Me anë të një letre dërguar kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi ata luten për një amnisti të përgjithshme. Në letrën e firmosur nga mbi 300 të dënuar, ata shkruajnë se ndihen të diskriminuar nga drafti i amnistisë për gratë.

“Kemi dëgjuar me vëmendje znj.ministre Etilda Gjonaj për draftin e amnistisë. Ndjehemi të diskriminuar nga ky draft i përpiluar për arsye se edhe ne kemi familje, fëmijë të mitur, vëllezër e motra që na presin me padurim të jemi pranë tyre, nënat tona që nuk i thahen lotët derisa të na shohin pranë shtëpisë, pranë sofrës.

Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz dhe meritojmë një shans, pa dallim, femra dhe meshkuj. Katastrofa natyrore na tronditi të gjithëve, jashtë njerëzit e lirë kishin mundësi të dilnin jashtë shtëpive të tyre, por ne, të dënuarit, vetëm Zotit i luteshim, mëshirë te ai kërkuam sepse ishim brenda katër mureve në pamundësi për të dalë, të panikosur dhe me mendje te shtëpia, tek fëmijët e familjet tona…

Ju lutemi gëzojini familjet tona, nënat tona, me një amnisti të përgjithshme, pa dallime. Ju lutemi merreni në konsideratë kërkesën tonë, Me shpresë e me respekt të dënuarit e I.E.V.P Fier” – thuhet në letrën e publikuar nga BalkanWeb.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *