• |
ide | kryesore

Sulmohet ambasada e Malit të Zi në Beograd, PD: Akt i hapur provokimi, e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas sulmeve mbi ambasadën e Malit të Zi në Beograd. Në një deklaratë zyrtare, PD shprehet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

PD thekson se etja e pashuar e qarqeve në Beograd për dominim kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit dhe se kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

PD e cilëson të papranueshme heshtjen e qeverisë së Tiranës lidhur me përpjekjet e përsëritura për të destabilizuar Malin e Zi.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në epiqendër të sulmeve ambasada e Malit të Zi në Beograd. Përveçse një akt i rëndë, shqetësim sjellin raportimet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

Etja e pashuar e qarqeve në Beograd për dominim kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit. Përpjekja e përsëritur për të destabilizuar Malin e Zi synon gjithashtu, të devijojë dhunshëm orientimin euroatlantik të këtij vendi.

Kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet plotësisht orientimin euroatlantik të Malit të Zi, mbështet vendimet e institucioneve të zgjedhura të këtij vendi në konsolidimin e sovranitetit të shtetit.

Është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi. Kreu i kësaj qeverie ka zgjedhur të mbyllë gojën përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Beogradit kundër stabilitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi. Kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë, kur Shqipërisë i është lënë në dorë kryesimi i OSBE-së, organizatës që motiv të ekzistencës ka sigurinë dhe standartet demokratike te bashkëjetesës.

Partia Demokratike u bën apel organizmave ndërkombëtarë që të monitorojnë me vëmendje këtë situatë krize, të nxitur nga forca e vullnete që kërkojnë devijimin e Malit të Zi dhe krejt rajonit nga kursi euroatlantik, i përcaktuar nga vullneti i lirë qytetarëve të saj, drejt një kursi të kundërt, të dëmshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, të imponuar nga vullneti i klikave të korruptuara, antidemokratike, me joshje totalitariste.



9 Comments

  1. Po aktivizohet PD ja. Bravo. Hajt me zgjedhje te parakohshme. Mgjse luli sikur eshte ftohur fare me politiken ne duket.

  2. Eshte vrare dhe gjenerali iranian pse pd nuk eshte proncuar akoma per kete rast shpellkaret presin sqarime nga luluja e pd

    1. Per te pa emrin e ores 15:14.
      Jena shpellare,te paret e njerzimit,edhe per ate mrapashtesen…sh…karet,jam dakort.Per ate qe ty te pelqen shume(prapashtesa),ke te drejte,ate kena aq te forte dhe madhosh(si Edvin Rama),i rritur dhe zhvilluar ne bjeshket tona,sa qe i perballon cdo lloj vrime,qofte ajo edhe vrime(verre) kenetash.
      Nji nder cilesite kryesore te burrit,asht edhe performanca maksimale e te dy kokave.
      Me qe dukesh nga ato te fushes,kenetes,te uroj t’a provosh koken e vogel veriore te shpell…reve!!!

  3. Partia Demokratike nuk mund te heshte per probleme kardinale te zhvillimeve nderkombetare,

    aq me teper kur problemet e saje brenda vendit

    po i shkojne vaj, prandaj edhe nje ish-ministre e saje

    eshte ne Sarajeve me funksione te larta nga Keshilli i Europes, dhe gjysma e elektoratit te saj po iken

    per te percuar idete e PD-se ne kontinentin plak e deri ne Ameriken e larget.

    Opinioni i PD-se eshte udherrefyes per zhvillimet nderkombetare. Ku ka kohe ajo te merret

    me probleme brenda vendit, le ti zgjatet e ti thinjet mjekra Edi Rames duke u marre me

    problemet e qeverisjes, mire ti behet se vete e ka kerhuar.

  4. Ju shpellkareve ju ka tredhur enveri si fillim,pastaj komunisti i enverit salihu keshtu qe ne keto kohe ju e keni vetem per shurren prandaj dhe ju i shkoni mbrapa salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *