• |
ide | kryesore

Lubonja: Vrasja e gjeneralit iranian, akt terrorist dhe personal i Donald Trump

Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja ka komentuar së fundi në News 24 dhe situatën e tensionuar mes Iranit dhe Amerikës pasi presidenti Donald Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit iranian. Sipas Lubonjës është një akt i paligjshëm dhe personal, pasi Trump nuk mori më parë as aprovimin e Kongresit.

“Ka vend për t’u shqetësuar në nivel botëror. Në Itali kishte komentatorë që e krahasonin këtë situatë që po ndodh në Lindjen e Mesme, me luftërat ballkanike, me Luftën e Parë Botërore. Pra, aq tension i japin. Gjykimi im për aktin e Trump është negativ, i papërgjegjshëm, i paekuilibruar. Ai ka qenë një nga ata që ka folur shumë, që ka pas politikat e tërheqjes nga bota për të qëndruar te Amerika. Vrasja e një njeriu kaq të rëndësishëm në atë mënyrë ishte më shumë si akt terrorist, se sa si vetëmbrojtje. Ishte një akt i paligjshëm. Është akt personal, Trump nuk i ka kërkuar konfirmim Kongresit. Ai ka ndarë edhe Amerikën, është i rëndë ky akt”, tha Lubonja.



25 Comments

  1. O Toso mos e dhi muhabetin fare. Gjeneral me 2 klase shkolle, vrases, injorant.
    A mund te krahasosh nje gjeneral amerikan me kete?
    Se keshtu shkojne punet kur e merr injoranca ne dore.

    1. duhet te dale nje ortodoks te thote te verteten se myslymanet jane bere si ure duke u perkulur para amerikaneve edhe cifuteve

  2. Lubonja duhet te shikoje më parë kete Gjatoralin qe na ka mbire edhe haleve, dhe ta lere politiken globale ne duar te analisteve globale…..

  3. Je bërë si antoni i i TakNgjelës o Fatos Lubonja! Për të vrarë duhet aprovimi i Kongresit o kar më nyje?! Po Trump është kryekomandant i forcave të armatosura të ShBA o debil e ai e jep urdhërin! Po kur vranë BinLadenin që u bë në sekret çdo gjë ndodhi asgjë bile Obamën e bënë hero u bënë dhe dokumentarë dhe filma, ndërsa Trump-it i janë vënë të gjithë kundër se është kundër oligarkëve! Plehra!

    1. Je bërë si antonimi i TakNgjelës o Fatos Lubonja! Pse për të vrarë duhet aprovimi i Kongresit o kar më nyje?! Po Trump është kryekomandant i forcave të armatosura të ShBA o debil e ai e jep urdhërin! Po kur vranë BinLadenin që u bë në sekret çdo gjë nuk ndodhi asgjë bile Obamën e bënë hero u bënë dhe dokumentarë dhe filma, ndërsa Trump-it i janë vënë të gjithë kundër se është kundër oligarkëve! Plehra!

    2. Trump kunder oligarkeve? Ishte sarkazem apo kete bindje ke krijuar ti mbasi shikon Fox News? Sa taksa paguan kto Oligarket vitin qe kaloi? 0.
      Dhe se eshte komandant dhe cfare? Se ate e quajne leader of the free world also?

  4. Ljuba haron se në Itali ku kalon pjesën më të madhe të kohës, ka shumë politikanë që e kanë për zemër Rusinë e Putinit. Ai haron gjithashtu se ky “gjeneral” i pashkollë, është mbështetës i “vrasësit të popullit të tij”, presidentit të Sirisë Asad. Ai haron gjithashtu se është diktatori rus Putin që e mbajti në pushtet kriminelin Asad e që mbështet edhe Iranin.
    Ljuba haron gjithashtu se përgjithësisht e majta botërore e ka sulnuar Trunpin këto 3 vite të presidencës së tij, gjoja se ai mbështet Putinin e Rusinë, por mjafton kjo ngjarje e fundit që tregon të kundërtën se është e majta botërore që mbështet Rusinë e shtetet e saj vasale.
    Nuk mar përsipër të mbroj presidentin Trump për urdhërin që ka dhënë për vrasjen e një gjenerali iranian të cilsuar si terrorist, porse më duket si e tepruar kjo histeri mediatike për ta dënuar veprimin e tij, duke haruar që ishte edhe një “gjeneral” tjetër terrorist, Bin Ladeni, që po të ishte vrarë me kohë, nuk do të kishin ndodhur aktet terroriste të Al Qaedës me avionët bomba në SHBA e aktet terroriste të saj në Europë e më gjërë që shkaktuan mijra viktima e kulmuan me shtetin terrorist islamik ISSIS.
    Presidenti Trump hyri në politikë me pretendimin për të ndryshuar politikën hipokrite të establishmentit të vjetër politik, me parullën nacionaliste “Amerika First” (Amerika e para).
    Le të dalë Ljuba e të gjej ndonjë lider të ndonjë shteti, të majtë apo të djathtë që të mos luftojë për kombin e tij e të mendojë vetëm për “internacionalizmin socialist”.
    Cili do të ishte ai elelktorat që do ta votonte në vëndin e tij ?
    Meri të gjitha shtetet më të fuqishme të Europës, përfshirë edhe Italinë e Ljubës.
    Sadoqë flitet për politikë të përbashkët europiane, sejcili shtet lufton së pari për interesat e popullit e vendit të tij, pra për interesa nacionale e ndërkaq me hipokrizi propogandon internacionalizmin.
    Përse e gjithë bota demokratike dënoi aktet e dhunëshme në Beograd ndaj ambasadës së një vendi fare të vogël si Mali i zi, e nuk dënoi me force të tilla akte ndaj ambasadës së vëndit më të duqishëm demokratik të botës, SHBA në Baagdat ?
    “Luftë personale” thotë majtisti Ljuba për presidentin e SHBA.
    Po ambasada amerikane në Bagdat a mos ishte “shtëpia personale” e Trump, apo një institucion dipllomatik i detyrueshëm të mbrohet nga shteti ku është akredituar.

  5. Tos anal isti, si puna e Bushatit, Zhejit, Markut….. te gjitheditur. Komplet rrota k. Flasin per politiken, ekonomi, arqitekture, termete….. dhe per Trump.

  6. Ore ke nevoje per ekspert te shendetit mendor.Keta gjeneralet qe i vret Amerika vrasin qindera e mjera te pafajshem madje me se shumti bashkombas vetem pse u perkasin sekteve te ndryshme.Fatoso ke ikur per lesh pa asnje qime leshi ne koke.

  7. Vrasja ishte e ligjshme sepse ekziston nje akt delegimi i Kongresit per presidentin lidhur me veprimet ushtarake ne rajon qe nga viti ne 2001 ose 2003. Vrasja u be ne Irak ne pergjigje te nje sulmi te ndodhur ne Irak. Mund te jete e vertete qe ky akt eshte jashte kohe, por eshte i njejti qe ka perdorur Obama per vrasjet jashte-gjygjesore me dron dhe Pelosi nuk eshte shqetesuar kurre te kerkoje aprovimin e Kongresit apo vete ndryshimin e aktit. Trump ka vetem detyrim njoftimi qe e beri.

  8. Për Tos Lubonjën kam shumë rrespekt, sepse është nga të paktit viktima të diktaturës komuniste, që nuk e shiti shpirtin (nuk u bë as spiun dhe as bythlëpirës).
    Por sot ja ka futur kot.
    Gen. Kasem Sulejmani nuk u fut në Irak si funksionar i lartë i shtetit Iranian.
    Ai hyri ilegal në Irak, në mënyrë që të organizonte personalisht sulmin ushtarak kundër ambasadës amerikane në Bagdat. Me këtë sulm mullahët Iranian donin të realizonin këto qëllime:
    1) I jepnin goditje vdekjeprurëse rrevoltës Irakiane kundër Iranit (kishte 3 muaj që vlonte kazani).
    2) I jepte goditjen më të rëndë, që USA ka marrë prej 11 Shtatori 2001.
    3) Hudhte ” knockdown ” fushatën elektorale të Trump.
    4) Në fund tallnin edhe sumen, duke mohuar që të kishin gisht në këtë punë.
    .
    Në qoftë se vrasja e gjenaralit armik në mes të operacionit qënka e paligjshme, atëher gjithë heronjtë kombëtar që nga George Washington deri te Winston Churchill qënkan shkelës të ligjit.

  9. ZOTI LUBONJA,KUR RASTESISHT TA TAKONI MERO GELBAZA KELLIRA JU LUTEM E PJERDH NE SURRAT PER MUE NJE HERE Q’FAR BYTHLEPIRESI DHE BYTHQIRI SE ESHTE,JAN BERE CA ZAGAR SI PSH CARLO BOLJA BOLINO ,SOKOL BOLJA BALLA APO SI NJIHET NDRYSHE KOL SALLAKU -SKYPE DHE VELLEZRIT NAZARKO DHE E BEJN EDI RAMEN ME ORAGANIZATEN FUSHE ME LULE..flm

  10. Ź Fatos beni ndonje analize per kete qelbistanin ku jetojme ne se punet e fuqive te medha i dine vete ata.
    Po mendon si milloshet serbe kur hengren karamelet nga avionet Amerikane.

  11. Tos marmalata ja ke fut kot kesaj rradhe, USA nuk eshte Djibuti ku presidenti vepron me koken e tij per gjera personale

  12. Analiste me intregitet , i majte , po jo sahanlepires , per te tille analiste kemi nevoje .Servilizmi ndaj nje psikopati eshte i nevertishem , kjo tregon se jemi mesuar me u dhunu dhe me i thur lavde dhunuesit , eshte pasoje e diktatures qe kaloi vendi per 50 vite.

  13. Tosi, si shume nga ne, nuk e ndan prasin nga dora! Duke bere sikur kritikon llumin, kujton se i lind e drejta te krtikoje edhe veprimet e presidentit te vendit me te fuqishem ne bote! Ketu ai vret dy zogj me nje gure, barzon doçin me Turmpin, dhe kete te fundit e kritkon siç ben me te parin! Por kritkat per doçin jane per treg dhe te porosituar nga ai vete, e kete sumelarje tozi e ben me zell, nga ana tjeter i thyejne makinen, po per shou, duke imituar nje animator te vjeter italian, qe inskenoi se e kercenonte mafia, dhe i vune roje nga shteti per ta mbrojtur! Kete llumi nuk mund ta beje per tozin, sepse nuk ka kuptim sepse eshte ai vete qe i ben me veglat e tije! Ka shume kohe qe tozi nuk e sulmon me Kadarene?! Duket e çuditeshme qe kur ka ardhur ne pushtet rrama , me gjithe keto vjedhje e te zeza qe po i ben ketij populli ky llum, prej shtate vjetesh;- kadare nuk eshte bere i gjalle ( po te kemi parasysh patriotizmin e tije te shkruar neper vepra) na ben te mendojme se rrama e ka blere dhe kadaren, e ketu tozi do kishte rastin me te mire per te treguar sinqeritetin e tije, duke e atakuar shkrimtarin, por jo; ka ndodhur e kunderta, nuk ndjehet fare: Si keshtu? me ç’urdher? si ube kjo? I majti llubonja ngelet i tille deri ne vdekje dhe dijen e tije (jo ndergjegjen) e ven ne funksion te bastaredeve siç i ika quajtur ai… Rramen na e shet indirket, si tolerant ndaj kritkave e dmokrat, nje pike ne favor te rrames!

  14. Qe ti don servis per syte po dakort jam, por servis per trute ku te ta gjejme o derziiiiii me boje
    Nejse VK thuaj keshtu behet çorba ktej

  15. nje gje skuptoj akoma. nje ne kosove foli kunder tramp e mbrojti terorizmin shteror iranian , u arestua, u burgos dhe do dal ne gjyq. Lubonja prse jo me gejra sh sh me teper se ajo e prishtines???!!

  16. Shume analiste te huaj kane te njejtin opinion me Fatosin por eshte e veshtire ta shprehesh ate ne Shqiperi, shume paqartesi dhe propagande, te cilen e perqafojme pa u menduar shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *