• |
ide | kryesore

Stuhia me erë të fortë në Tiranë, 5 persona në spitalin e Traumës

Arkiva, Lajme, Të fundit
ambulanca-620x330.jpg

Pesë persona kanë marrë lëndime të ndryshme pas stuhisë së fortë që përfshiu dje Tiranën. Mësohet se 5 qytetarë kanë mbetur të lënduar nga rënia e objekteve të ndryshme që kanë rënë nga era dhe janë paraqitur në spitalin e Traumës për të marrë mjekim. Pas marrjes së mjekimit, të lënduarit janë larguar për në shtëpi.


Era e djeshme në Tiranë arriti shpejtësinë deri në 77 km në orë. Një depozitë ra nga një pallat në Komunën e Parisit ndërsa pati pemë të thyera e tabela të rëna. Edhe pema e Vitit të Ri në qendër të qytetit u rrëzua nga era.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu