• |
ide | kryesore

Ambasada Amerikane: Byroja Kombëtare e Hetimit do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në

Lajme, Të fundit



Ambasada Amerikane në Tiranë vijon të mbështesë reformën në drejtësi. Sot ambasada ka publikuar një video se si do funksjonojë në Shqipëri Byroja Kombëtare e Hetimit. Ambasada Amerikane thotë se BKH do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në.

Postimi

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK. Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë.



3 Comments

  1. Haha ti gezoni shqipo te gjitha te mirat e memes se madhe. Mos ju dalte trullosja as per 30 vjet te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *