• |
ide | kryesore

Basha për reformën zgjedhore: Sistemin e ardhshëm do ta diskutojmë me qytetarët

Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot aleatët në selinë blu, ku në fokus pritet të jetë Reforma Zgjedhore. Në nisje të takimit, Basha komentoi për mediat situatën politike që po kalon vendi, duke u ndalur konkretisht te ligji elektoral, për të cilin opozita e bashkuar është dakordësuar rreth një drafti.

Basha tha se nuk ka asnjë sistem zgjedhor që sjell ndryshimin në Shqipëri në rast se nuk mbrohet vota e lirë dhe nuk ndëshkohen kriminelët që kanë vjedhur zgjedhjet në Shqipëri. Sipas tij, pa u siguruar vota më parë çdo sistem në Shqipëri do të bëhej shtojcë e propagandës së Ramës.

Kryedemokrati tha se sistemi i ardhshëm zgjedhor do të vendoset pas diskutimeve me qytetarët.

“Ne emer te Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar kam qenë dhe mbetem i hapur për të diskutuar, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, bashkë me qytetarët shqiptarë, sistemin zgjedhor që duhet të aplikohet në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare.

Nisur nga praktika e keqe e 7 viteve te fundit, une besoj se cilido sistem zgjedhor do të dështonte të rriste cilësinë e përfaqësimit dhe llogaridhënies nëse nuk sigurojmë dot shkëputjen e politikës nga krimi, blerjen e votave me paratë e pista, dhe ndëshkimin nga drejtësia e pavarur të krimeve elektorale.

Pa garantuar këto standarte minimale, fshehja pas alibisë që “fajin e ka sistemi”, është thjesht nje shtojce ne propoganden e Ramës, që ne jemi te gjithe njesoj dhe qe faji është gjithmonë diku tjetër, kur ne fakt eshte ai qe kandidoi persona me rekorde kriminale dhe u kap ne pergjime duke blere votat me krimin.

Unë zgjedh të besoj Bundestagun dhe jo Ramën. Vendi është në një krizë të thellë politike. Këtë shqiptarët e ndjejnë në lëkurën e tyre. Këtë shqiptarët e ndjejnë në mungesën e theksuar të shtetit. Sot janë braktisur mijëra familje. Pushteti i tij personal e ka zhytur vendin në një krize legjitimiteti. Axhenda ime është ekonomia, dinjiteti dhe mirëqenia e çdo shqiptari. Në funksion të kësaj jemi gati të hedhim çdo hap”, tha Basha.

Sa i përket konfliktit SHBA-Iran, kryetari i Partisë Demokratike tha se si minisër i Jashtëm ishte krenar që e rreshtoi Shqipërinë krah NATO-s dhe SHBA-ve.

“Liria dhe demokracia kanë një çmim të lartë. Shqiptarët e kanë kuptuar se pa luftuar për demokracinë ajo rrezikon të zhduket. Unë jam krenar që si Ministës i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërië krah NATO-s. Jemi përkrah SHBA dhe vlerave të lirisë dhe demokracisë”, deklaroi Basha.



7 Comments

  1. Pozicionohu per demokracine Bashe…Leri qelbesirat e Ridhjerjes. Vetem keshtu njerezit do perceptojne tek ti te ardhmen!

  2. Qelbesire. Ke rene dakord me Qelbesiren tjeter qe Listat i mbani te MBYLLURA.

    Parlamenti i ri do jete me i ndyre se i sotmi, sepse KRYETARET do jene ZOT te perzgjedhjes se deputeteve jo VOTUESI

  3. Kush flet per vjedhje votash qe njeriu i vetem qe ka vjedhur vota live ne tv me ristanin eshte lulzimja,sa koke loqe eshte ky burre

  4. Me qytetaret e pidhit satome. Nji pale zgjedhje nuk ke fitu. ASNJE.
    As brenda partise qe ta la Saliu, as vendore e as te pergjithshme. Kandito njehere me emrin personal dhe do e shikosh sa vota do marresh. Sdo kesh goje me bo si pidh i bukur pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *