• |
ide | kryesore

Udhëheqësi Suprem i Iranit: I dhamë shuplakë në fytyrë SHBA, por jo e mjaftueshme

Arkiva, Planet, Të fundit



I ashper ka qene udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, teksa ka reaguar pas sulmeve me raketa balistike ndaj dy bazave ajrore amerikane në Irak.

Pak pas sulmeve, ai ka thene se kjo ishte nje pergjigje ndaj sulmit të SHBA-së dhe vrasjes se gjeneralit më të lartë iranian Qasem Soleimani.

“I dhamë një shuplakë në fytyrë. Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimet ushtarake të këtij lloji nuk janë të mjaftueshme. E rëndësishme është që prezenca e korruptuar e Shteteve të Bashkuara duhet të marrë fund”, deklaroi prere ai.1

Komentet u bene në një fjalim përpara mbeshtetesve, ku u dëgjuan edhe thirrjet “vdekje Amerikës”, teksa shume prej te pranishmeve shperthyen ne lot.

Nga sulmi me raketa balistike të nisura nga Irani, u goditën dy baza ajrore amerikane në Irak. Televizioni iranian ka folur për 80 të vdekur dhe qindra të plagosur, por nuk ka ende nga ana e SHBA të dhëna zyrtare lidhur me pasojat e ketij sulmi.



6 Comments

  1. shuplake jo e mjaftueshme,sepse kishit frike dhe skeni fuqi,dhe e dini perfundimin kur shuplaka juaj pastaj ju kthehet me nje grusht nokauti. Meqe raketat e tyre, Shqiperia dhe Kosova ndodhen brenda rrezes se raketave te Iranit, te shfrytezohet ky fakt, dhe te kerkojne nga aleatet tane amerikane te vendosin sisteme antiraketore ne Kosove dhe Shqiperi, me argumentin qe Ata mund te sulojmne bazen amerikane ne Kosove, apo mund te sulmojne Shqiperien per aryse te strehimit te opozitareve iraniane. Ky eshte nje rast i arte qe te pajisemi me sistem antiraketor dhe duhet te bejme cdo gje qe ta bejme te mundur qofte dhe duke kontribuar me 50% te kostos. Pastaj po u vendos ky sistem nuk iken me, dhe automatikisht investimi ne foract ajrore te serbise zhvleresohet

      1. Kushdo qe te vije pas tij,. Shpresoj qe ai i ka ditet e numeruara,per shume arsye edhe sepse ne vend qe ta rriste buxhetin e ushtrise ne 2% sic na kerkuan amerikanet(dhe jo vetem si kerkese te tyre por si nevoje e domosdoshme e jona) ai e uli dhe investimet ne ushtri jane qesharake

  2. shuplake jo e mjaftueshme,sepse kishit frike dhe skeni fuqi,dhe e dini perfundimin kur shuplaka juaj pastaj ju kthehet me nje grusht nokauti. Meqe, Shqiperia dhe Kosova ndodhen brenda rrezes se raketave te Iranit, te shfrytezohet ky fakt, dhe te kerkojme nga aleatet tane amerikane te vendosin sisteme antiraketore ne Kosove dhe Shqiperi, me argumentin qe Ata mund te sulojmne bazen amerikane ne Kosove, apo mund te sulmojne Shqiperien per aryse te strehimit te opozitareve iraniane. Ky eshte nje rast i arte qe te pajisemi me sistem antiraketor dhe duhet te bejme cdo gje qe ta bejme te mundur qofte dhe duke kontribuar me 50% te kostos. Pastaj po u vendos ky sistem nuk iken me, dhe automatikisht investimi ne foract ajrore te serbise zhvleresohet

  3. Le te dale ne media ta na e “komentoje dhe ilustroje” pak kete shuplaken bajgaxhiu olsi jazexhi se vdes per pak suxhuk irani ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *