• |
ide | kryesore

Aksidenti i rëndë në rrugën Lushnje – Fier, humb jetën 42-vjeçari (EMRI)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ka ndodhur pak më parë në aksin Lushnje – Fier.

Mësohet se viktima quhet Shpëtim Bajaziti, 42 vjeç. Ky i fundit ka qenë duke drejtuar një motorçikletë teksa është përplasur në rrugë duke gjetur vdekjen.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Sot rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnje, shtetasi Sh.B, 42 vjeç,  banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *