• |
ide | kryesore

Lubonja: Politika shqiptare servile ndaj çdo gjëje që bën Amerika, qoftë edhe gabim

Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” foli ndër të tjera edhe për faktin se në Shqipëri jeton një komunitet muxhahedinësh. Ai tha se muxhahedinët MEK deri më 2012 konsideroheshin si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij Shqipëria i ka pranuar ata, për shkak të servilizmit ndaj SHBA-ve.

“Muxhahedinët deri më 2012 konsideroheshin organizatë terroriste. Këta nuk i pranoi Gjermania, Rumania, etj dhe në vend të kësaj, mbështesim çdo gjë që na thonë Amerika. I marrim ne sepse jemi servilë ndaj SHBA-ve. Shto këtu edhe faktin që politikanët tanë janë me shumë probleme në përgjegjësitë e tyre”, – tha Lubonja që theksoi se Shqipëria historikisht ka qenë servile ndaj politikës amerikane kushdo që ka qenë president i SHBA-ve.


“Jam kritik ndaj servilizmit absolut të të gjithë politikës shqiptare ndaj çdo gjëje që bën Amerika, qoftë kur është Obama, Trump etj, pa dallim as ideologjik mes partive, që mua më çon tek një servilizëm ndaj SHBA-ve. Që ta nis tek vrasja e Soleimanit, unë pashë Hillary Klinton që akuzon Trumpin se mund të fusë në luftë Amerikën, që ky po prish të gjitha përpjekjet e administratës së Obamës për të denekluarizuar me Iranin, një njeri që kërkon të na fusë në luftë, që nuk mund t’i jepen butonat e armëve bërthamore.

Kemi një kryeministër që ashtu quhet qendër e majtë, që dikur thoshte se Trump është rrezik për botën, kurse tani nxiton menjëherë ta mbështesë, ndërsa kjo që ka ndodhur i jep të drejtë Hillarit. Kemi një PD që reklamohet si parti e së djathtës që ka partnere partinë e Berluskonit ose të Merkelit, dhe jo të Salvinit, që përshëndeti vrasjen e Soleimanit. Ore këta parti kanë ideologji apo janë thjesht servilizëm. Chomsky e quajti këtë akt si “shpallje lufte”, – deklaroi Lubonja. ©LAPSI.al

13 Comments

  1. Fatos Lubonja qenka me Mullahet kriminele dhe jo me popullin Iranian qe po djeg fotografine e Sulejmanit. Trump eshte kunder luftes. Ka qene edhe ne 2003 kur Hillari votonte pro pushtimit te Irakut. Rama serviloset persa kohe nuk ka interesa oligarkesh ne loje.

  2. Nuk e kuptoj polemiken e ketij..nejse mbase i duhet per ta ftuar ne TV ndryshe eshte kot! Thua se USA i mer doren qeverise shqipetare kur e ka gabim? Apo do nigjojne Lubonjen kur mbrojne interesat e tyre? Nejse llap llap

  3. Geni komunistit i nderuar, ne lufte e drodhen me USA/Ingliz, pastaj me Serb, pastaj me Rus e ne fund me Kinez.
    Erdhi Komunizmi tjeter 1990 dhe filluam ta zhdredhim me kedo qe sjell i valixhe me pare e rrubat c’te dali per para.
    Erdhi KCK socialiste 2014 dhe po vjedh cikat e mbetura.
    Servila pa kufij, pa identitet, pa moral, Komb qe rron kot e han buken planetit padrejtesisht. Fale Oligarkeve dhe komunisteve historik, e nuk e kam fjalen vetem per komunistet e 1939-1944 por edhe ato perpara deri aty sa na lejon kujtesa e pushtimi otoman Servila dhe hajduta brez pas brezi.
    Beni ndonje liber e shiteni neperbote qe te mesoje dhe bota nga ka*lliqet Shqiptare ne shekujt.

  4. Tosi te shikoje albinin qe cfare thoshte ne fushate dhe cfare nuk ben dot tani,pse albini nuk i ben dot ato qe ka thene,me mire mut se I vogel o ljubo fatos

  5. FATOS LUBONJA KA TE DREJT-DHE MERO GELBAZA JA LEPI QIMET E BYTHES FATOS LUBONJES thotë:

    ke shume te DREJT zoti LUBONJA,edhe ata jan te korruptueshem kollaj fare,Te mbushesh me droge GJITHE SHQIPËRINE dhe te mos thuej nje fjale ,biles thojn ka bere progres SHQIPËRIA eshte per te kapur koken me dore,..

    1. o loqe cpune ka amerika eshte kontinent me vet. per ate pune ke taulant ballen qe hyn pa pik frike neper sallat evropianiste progresiste liberaliste dhe nuk i hyn gjemb ne kembe, amerika te pakten ta nxorri non grata gjushin. pse drejton gishtin kaq shpejt. lere lubonjen. qe rama na e futi sa krahu kjo dihet tani sus dhe ec para, shih tjeter kund te keqen, ke plot emra guy verhofstadt, merkel soros te gjithe ketu i ke pat dhe i kane promovuar personalisht me ram me tao me xhaf etj etj. ik tani

      1. madje kur opozita ishte gati te bente proteste u fut prap ne loje merkeli vetm qe mos bente figure te keqe. se ne fakt na plasi kari neve per merkelin. nuk e kuptoni qe po na perdorin per paqe evropiane duke na bere per budallenje se na kane kthyer mbrapsht ne kohe. dhe ketu me vjen edhe dyshimi se pse tani edhe partite opozitare e pranojne status quo-n. ne fund e di kush del i humburi ai qe ka punuar fort edhe ne kohen e sales edhe ne kohen e ketij te semuri mendor edhe prap perdoret per kavje ( ndryshe kurban ) vetem per interesat e ktyre palacove. pra e vemtja gje qe paskan ditur te bejne socialistet lindore qe hiqen si permendimore paska qene percarje shantazh dhe pastaj moral. me i pafuqishmi tani do ti duhet te duroje edhe leksione te tipit ” nuk ke ambicie, ose nuk je i kualifikuar”, nderkohe parazitet u bene profesionista brenda dites. kete nuk ka per ta pranuar ndonjehere gjyshe merkeli… te fala nga pikturat e rames.

  6. Lubonja duhet që të heqë dorë nga pretendimi alla marksist se të gjithë njerëzit e të gjithë shtetet janë të njëllojtë.
    A është njëlloj gjeniu Ajnshtajn me një analfabet ?
    A është njëlloj boksieri Muhamed Ali me një njeri sakat e rakitik ?
    A mendon Lubonja se është po aq gjeni sa Ismail Kadareja ?
    A qenka Shqipëria me 2.5 milionë banorë dhe e varfër po aq e fuqishme sa SHBA me 370 milionë banorë e me një hapsirë kontinentale sa pesë herë e gjithë Europa ?
    Forcë e madhe ndërkontinentale ishte ish Bahkimi sovjetik me shtetet e tij vasale komuniste, po pse perandoria komuniste europiane u shkërmoq e përqafoi demokracinë perëndimore kapitaliste ?
    Së fundi edhe në një familje, udhëheq personi që është më i formuari fizikisht e intelektualisht, e të tjerët mbështeten tek ai.

  7. Per kete te fundit qe “perqafoi perendimin” me duket si shume e ekzagjeruar. Dhe mjaft me kete kadarene se na cat trapin. Apo je me mision ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu