• |
ide | kryesore

Selena Gomez i del në mbrojtje shoqes së përbashkët me Hailey Bieber

Paparazzi, Slider



Dy vajzat, Selena Gomez dhe Hailey Bieber, janë parë së fundmi në të njëjtin restorant. Kjo e fundit ka qenë e shoqëruar nga dy mikesha të saj, Maeve Reilly dhe Madison Beer e cila ka shoqëri edhe me Selena Gomez.

E gjithë kjo u shoqërua me shumë komente në media dhe Selena nuk mund të rrinte pa reaguar kundrejt kësaj situate. Ajo ju drejtohet komentuesve që shajnë Madison duke iu vënë asaj në mbrojtje.

Këngëtarja tregoi se gjithë komentet që kanë qarkulluar e kanë bezdisur, prandaj nuk po rri duarkryq

“Është e shpifur t’i lexosh të gjitha këto. Më vjen keq dhe jam e zhgënjyer nga fakti që njerëzit arrijnë t’i flasin dikujt në këtë mënyrë. E njoh Madison që fëmijë dhe e kam parë të rritet dhe të bëhet femra që është sot. Nuk ka asnjë problem në këtë mes”, ka përfunduar Gomez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *