• |
ide | kryesore

Mblidhet tryeza për Reformën Zgjedhore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Menjëherë pasi opozita e bashkuar mandatoi Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për t’u dakordësuar me palën tjetër për Reformën Zgjedhore, tryeza mes palëve nuk vonoi.

Në 13:00, “në kuadër të dialogut për garantimin e një konsensusi sa më të gjerë në procesin e Reformës Zgjedhore”, u mblodh një tryezë mes palëve, pjesë e të cilës janë edhe dy të mandatuarit e opozitës së bashkuar. Tryeza po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Të pranishëm në tryezë janë gjithashtu, Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, përfaqësues i Partisë Socialiste, si edhe bashkëkryetarja tjetër e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare.



1 Comment

  1. Po Tit Vasili ku e ka kaushin me fara,sa turp presin reforme zgjedhore nga Tit Vasilis dhe ky pederasti Oerd Bylyk bashi.
    Ore zoterinj Rama dhe Basha e kane bere reformen zgjedhore ne bashkepunim me nderkombetaret keta ulen formalisht per ti hedhur sy popullit dhe mediave gjoja po bejme dicka kete e dije edhe Bushati,Shkullaku dhe Lubonja ndoshta Zheji nuk e dije hahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *