Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka dhënë dorëheqjen. Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi Presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin vjetor drejtuar popullit rus.
Duke pranuar dorëheqjen e Medvedev, Putini u kërkoi ministrave që të funksionojnë si qeveri e përkohshme derisa të formohet një qeveri e re.
Para se të njoftonte ‘shkrirjen’ e kabinetit, Medvedev u takua me Putin për të diskutuar rreth fjalimit që ai do mbante për dorëhequjen.
Takimi mes tyre u zhvillua të mërkurën herët, tha zyra e shtypit e Kremlinit.
Putin u shpreh se po planifikon të krijojë një pozicion zëvendës sekretari të këshillit të sigurisë të Rusisë, dhe t’ia ofrojë atë Medvedev.
Në fjalimin e tij, Putin propozoi disa ndryshime në kushtetutë.
VK
Tamom VK!
Ky krye-qeveriu ynë nuk gjen arsye për të dhënë dorëheqje, pa e lënë Shqipërinë pa njerëz. Ka mendime kontraversale se kjo mund të ndodhë pasi të na lënë shëndenë. Të lutemi që kjo të ndodh sa më shpejt.