• |
ide | kryesore

‘Nuk ekziston fakti penal’, zbardhet vendimi i gjykatës që pushoi çështjen ndaj Bashës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet vendimi i gjykatës qe pushoi çështjen për kreun e PD, Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë lidhur me atë ashtuquajturin lobim rus në SHBA.

Në 41 faqe vendim thuhet se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka patur kontrate lobimi me kompanin “Biniada Trade”. Sipas gjyjates kontrata e Nick Muzin me “Biniada Trade” nuk ka lidhje me interesa te ndonje partie politike.

Gjykata ka patur në dosje vetëm një kontratë prej 25 mijë dollarësh me Nick Muzin, kurse nuk mund të vërtetohet raportit për pjesën tjetër të parave, ç’ka çoi në pushimin e çështjes.

Nick Muzin deklaron se 500 mije dollare i ka marrë nga PD dhe 150 mije nga Biniada Trade, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente dhe për rrjedhojë s’mund t’i nenshtohet vlerësimit te gjykatës.



1 Comment

  1. Dmth $650 000 paguhen per lobim nga PD dhe:
    1. Nuk deklarohen
    2. Nuk i dihet burimi
    3.Financieri i PDs nuk di gje

    Kjo eshte partia qe do luftoje oligarket dhe korrupsionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *