• |
ide | kryesore

Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri: 50 vjeçari arrestohet në Shkodër

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit jep detaje mbi operacionin e koduar “Brokers”  për goditjen e një organizate kriminale në fushën e trafikimit ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

Operacion me shtrirje kohore prej 4 vitesh dhe u finalizua mëngjesin e sotëm në Itali dhe Shqipëri.

Ndërkohë në Shkodër është arrestuar 50 vjeçari me inicialet L.D

Hetimet për këtë operacion kishin filluar pas vrasjes së shtetasit italian Francesco Ferrante,  në qytetin Trani, në janar të vitit 2015.

Ora News web permes gazetares se saj ne Rome, Alba Kepi publikoi e para detaje mbi kete operacion antidrogë si dhe video nga ky operacion.

Shqiptari kapoja I bandës

Si rezultat i këtij operacioni u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës, kokaine  heroine, dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas.

“Personi që kontrollonte dhe organizonte trafikun e drogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte një shtetas shqiptar, i cili nëpërmjet njohjeve të tij i siguronte organizatës kokainë, heroinë dhe hashash. Sasia e drogës vinte me anë të korrierëve që zakonisht e fshihnin në ndarjet e dyfishta në makina” Informoi policia.

Kjo organizatë e kishte qendrën në qytetin e Foggias. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë se Shtetit u arrit që të arrestoheshin 20 persona dhe të sekuestroheshin 440 kg droga të ndryshme si kokainë, heroinë dhe hashash, si dhe disa armë zjarri.

Operacioni në Shqipëri u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale, ZQK Interpol Tirana dhe UCI Albania.

Ndërsa në Itali u drejtua nga Skuadra Operacionale e Seksionit kundër Drogës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së qytetit të Tranit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *