• |
ide | kryesore

Vajza e Xhevdet Ferit tregon sëmundjen që mposhti aktorin dhe arsyen pse nuk mbajtën homazhe

Lajme, Të fundit



E bija e aktorit të ndjerë, Xhevdet Feri, Bora, ka reaguar me një postim rrëqethës në profilin e saj në Facebook, duke shpjeguar sëmundjen që i mori jetën babait të saj si dhe vendimin e familjes që të mos kryheshin homazhe. Lamtumira e fundit aktorit të njohur iu dha të premten, nga miq, të afërm, dashamirës dhe familja e cila po përjeton momente të vështira për ikjen para kohe të aktorit.

POSTIMI I PLOTE

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!
4. Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi…



4 Comments

  1. O i paemer rilinkars Xhoda ishte aktor i te gjithe Shqiptarve dhe fakti qe nuk donte temena nga kjo klase politike nuk do te thote se KARIzmatiku juaj eshte burre i mire, e more rrogen sot 150% se eshte e shtune, urime

  2. I jap plotësisht të drejtë bijës së aktorit të shquar që ju bën thirrje mediave që të mos meren me dhimbjen e thellë të familjes së tyre, duke lëxuar këto dy komente të ndyra.
    Në vënd që të shprehin familjarëve ngushëllimet e tyre për humbjen e parakohëshme të jetës së Xhevdet Ferit, këta fundërina rrugaçe shkruajnë më këtë gjuhë të ndyrë si militantë partiakë.
    Kam vënë re se kur postoj ndonjë koment në portalin Lapsi, ndonëse i përmbahem plotësisht etikës qytetare e mediatike, më del i regjistruar shënimi :
    “Po komentoni shumë shpesh” ndonëse mund të kem komentuar edhe pas një muaji.
    Ndërkaq vërej se pas çdo shkrimi të Lapsit e pothuajse çdo ditë, seç është një krimb haleje që përsërit të njejtin “koment” me fjalët e ndyra “shpellkar”.
    A nuk ka mekanizma që këto lloj komentesh të ndyra e banale e që për më tepër duhet të jenë objekt ndëshkimi penal pasi ofendojnë me qindra mijë njerëz që kanë mendim ndryshe,, të bllokohen nga ky portal ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *