• |
ide | kryesore

Dy tërmete të fuqishëm lëkundin veriun e vendit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy tërmete goditën paraditen e sotme veriun e vendit.

Një tërmet ka goditur Kukësin, me një mangudë 4.4 të shkallës rihter. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Barrë të Kukësit, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë.

Lëkundjet janë ndjerë në Maqedoni, Kosovë si dhe Serbi. Deri më tani nuk raportohet për dëme.

Pas tërmetit që ra pak minuta më parë në Barrë të Kukësit, një tjetër lëkundje është nderë pak çaste më parë në Dibër.

Mësohet se epiqendra është regjistruar në Arre Malle, me një magnitudë 4.6 të shkallës Rihter. Edhe këtu nuk ka ende raportime për dëme.

Kujtojmë se vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, me magnitudë 6.4 të shkallës rihter. Qarku i Durrësit ishte ndër më të goditurit, Thumana e Fushë-Krujës, Laçi, Lezha, e Tirana, ku humbën jetën 51 persona, ndërsa qindra të tjerë mbetën pa banesa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *