• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, Rudina Hajdari: Nëse mbështetet fort nga ndërkombëtarët, do të jetë e besueshme

Arkiva, Lajme, Të fundit



Reforma zgjedhore dominoi të gjithë diskutimet e seancës plenare në këtë sesion të ri parlamentar.

Deputetja, Rudina Hajdari, deklaroi se vetëm angazhimi i ndërkombëtarëve do të prodhojë një reformë zgjedhore të besueshme dhe do të shmangë pazarin e radhës mes dy partive të mëdha.

Teksa garantoi se opozita e ka këtë çështje në krye të axhendës së saj së bashku me ndryshimin e sistemit, Hajdari nuk përjashtoi as referendumin.

“Kjo reformë nëse mbështetet fort nga SHBA, BE dhe OSBE do jemi në gjendje tu japim shqiptarëve një reformë zgjedhore të besueshme. Por kjo reformë nuk duhet të mbetet peng dhe retorike dhe të kthehet në një alibi për pazarin e radhës.

Ne duhet tu kthejmë qytetarëve besimin te vota dhe ti japim atyre mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në parlament. Ne nuk do të bëhemi bllokues për integrimin europian të vendit, por nga ana tjetër nuk do të lejojmë që reforma zgjedhore të përdoret dhe bëhet pazari i radhës në kurriz të shqiptarëve. Përsa kohë të jemi në parlament angazhimi ynë do të jetë në funksion të kësaj axhende. Do të kërkojmë sistemin më të duhur për shqiptarët.

Reforma zgjedhore nuk duhet të jetë më kurrë produkt i një pazari politik mes dy partive, ajo duhet të bazohet në një vullnet të gjerë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Duhet të testojmë çfarë duan qytetarët shqiptarë, duke e testuar ndoshta dhe përmes një referendumi apo çfarëdo forme tjetër. Mendoj se qytetarët duhet të zgjedhin me lista të hapura ata që i përfaqësojnë. E drejta e qytetarëve për të votuar do të kthehet sërish në këtë parlament”, tha Hajdari.

Gjatë fjalës së saj, Hajdari sqaroi qytetarët edhe pse vendosi të ishte pjesë e tryezës politike për reformën zgjedhore.

“U ula në atë tryezë për ti garantuar se reforma zgjedhore do të jetë një nga ato reforma të cilat do të reformojë sistemin në atë mënyrë që ti japë besimin e plotë shqiptarëe për votën që do të hedhin nesër. Që shqiptarët të jenë në gjendje të zgjedhin dhe jo thjesht të votojnë. Beteja do të bëhet akoma më e fortë në muajt në vijim. Ju garantoj se ne nuk do të cedojmë në asnjë lloj pike. Do të luftojmë fort deri në fund”, tha Hajdari



7 Comments

  1. ku kemi arritur ne si popull qe do na beje reforme zgjedhore nje njeri pa nivel e taban si rudina e per ma teper qe vjen nga nje familie kriminelesh e kondrbadist armesh sic me te drete e kane quajtur dhe eksponentet kryesore te partise socialisrte. Rudina nuk do drejtesi dhe reforme kushtetuse deri sa ti kaloje mamai vetingun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *