• |
ide | kryesore

Artan Hoxha publikon pamjet: Shihni kryebashkiakun e Bulqizës duke pirë kokainë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet sesi kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kapet duke konsumuar kokainë në një ambient publik. Në videon e publikuar sot nga “Abc News”, Lefter Alla edhe pse e mohoi kategorikisht se ishte ai personi në video, në pamje shihet një person që merr kokainë.  Sipas gazetarit Artan Hoxha ai është kryebashkiaku i Bulqizës. Me një kartë krediti ai përgatit drogën të cilën e ka vendosur në një pjatë tek banaku i një lokali.

Gazetari Artan Hoxha tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.

“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë. Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha.



7 Comments

    1. po ca thu o pall kari. a thu se nuk e di njeri qe kta jan degjenerate. pastaj kujt po i rruhet per kryebashkiakun e bulqizes. e vetmja gje e vlefshme aty eshte miniera dhe ajo ska lidhje me bashkine.

  1. E lagu se lagu isha une apo ishte gruaj.Keto gjera provohern a gazetari te mbaje pergjegjesi o kryebashkiaku te shkoje ne geteses

  2. Kam qene jasht orarit zyrtar dhe nuk kam pse shqetesohem , me vkm e edrames jasht orarit zyrtar ne kryebshkiaket edhe mund te perdorim drog pasi kemi shume ngarkes, nuk jam vetem une ka dhe te tjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *