• |
ide | kryesore

Gjykata e Tiranës vendos pushimin e çështjes CEZ: S’ka elementë të veprës penale

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes CEZ. Vendimi u mor këtë të premte nga gjykatësi Lazër Sallaku. Kjo përderisa hetimet gati 3 vjecare nuk dhanë rezultat, pasi nuk u gjendën elementë të veprave penale për ish-zyrtarët.

Hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH nga cekët e CEZ në 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën kohë më parë dhe në pyetje u morën një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.

Për këtë çështje u ngrit edhe një Komision Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.

Mbi këtë konkluzion, gjykata rrëzoi prokurorinë dhe ktheu cështjen për rihetim, duke i lënë detyra shtesë për të përmbushur, sic ishte ndër të tjera pyetja e Shkëlzen Berishës, ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli dhe biznesmenit Nue Kalaj. Me këtë vendim, dosja CEZ konsiderohet e mbyllur.

8 Comments

  1. HAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAA …. KJO ÇESHTE KA AQ SHUME PISLLIK QE SA HERE TE GREMOSH AQ HERE GJEN PISLLIQE ……….RROFTE VETINGU

  2. Kriminelet po lene burgjet , proçeset gjyqesore po mbyllen dhe keta hajduter po dalin te pafajshem . Nje gje nuk po arrij ta kuptoj , vetingu u be per bere drejtesi dhe per te denuar fajtoret apo per te çertifikuar pastertine e fajtoreve ?

  3. Ky gjygjtar sallaku miku i familjes berisha dhe lulzimes nuk ka hyre akoma ne veting dhe shperbleu brenda javes dhe familjen berisha dhe lulzimen me pushim te ceshtjes me arsyetimin se nuk ka korrupsion,tani sallaku bashke me zarfet e majme qe mori nga salihu dhe lulzimja do largohet per Australi

  4. Nuk kane te mbaruar hajvanlliqet e ketij vendi .
    Çdo dite nje histori menxyre . Çdo dite nje maskara del i pafajshem . A do vi dita ti jepet fund kesaj estrade ?

  5. Pyetjes se Arb i lutem ti pergjigjet Ngjela qe e Ka ngrit spakun ne piedestal.
    O shqiptare mos u merzisni
    Ka Nji Zot
    Gjykimit te atij nuk i shpeton dot as ne kte bote as ne tjetren.

  6. Po vjedhin me faturimet e energjise hajdutet socialist. Ilace ishalla kush prek leket e njerzve te ndershem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu