• |
ide | kryesore

Vetëm 39% e shqiptarëve punojnë me qejf, ky është shkaku

Arkiva, Lajme, Të fundit

Vetëm 39 për qind e punonjësve në Shqipëri ndjehen të angazhuar në punë, ndërsa 61 për qind e tyre punojnë me “detyrim”.

Angazhimi në punë ka vlera nën mesatare për të gjithë faktorët e matur, pasi pjesa më e madhe e punonjësve ndjehen të pavlerësuar për punën që kryejnë, pa mundësi për rritje profesionale dhe karrierë si dhe me besim të ulët tek kolegët e veçanërisht tek eprorët.

Të dhënat janë publikuar nga sondazhi mbi kënaqësinë dhe angazhimin në punë të zhvilluar nga qendra e burimeve njerëzore dhe trajnimeve EPPC.

Interesant është fakti, se të anketuarit listojnë si arsyen e parë të mosangazhimit në punë, kolegët, pra mjedisin e punës, me 46 për qind.

Kjo lidhet me bashkëpunimin mes tyre dhe besimin tek njëri-tjetri. Në vendin e dytë renditet natyra e punës, e cila i bën ata të mos angazhohen maksimalisht, me 40 për qind. Në vendin e tretë renditen eprorët, besimi i ulët në vlerësimin e tyre dhe mënyrën se si i promovojnë punonjësit, me 39 për qind.

Ndërsa në vendin e fundit renditet karriera, me 33 për qind, ku punonjësit e gjejnë të vështirë që të rriten në pozicione në një vend pune dhe të ecin përpara, çka bën që një pjesë e mirë të qëndrojnë në vend numëro dhe kjo shkakton pakënaqësi dhe ulje të motivimit dhe angazhimit për punën./scan

2 Comments

  1. Derisa të mos ketë konkurse transparente, por punësim për militantë kjo situatë do të jetë.

    Derisa drejtuesit të jenë si sekretarët e partive dikur prapë njëlloj do të jetë.

    Derisa puntori e dembeli dhe sidomos ata që e mbajnë punën me parti, me mik e me kafe prapë njëlloj do të mbetet.

    Derisa punëtorët dhe të aftët të mos shpërblehen por të barazohen njëlloj si të paaftët gjithmonë kështu do të jetë.

    Derisa të ketë shkolla të larta që pranojnë studentë me mesatare edhe nën notën 7 të sigurtë jemi se asgjë nuk do të ndryshojë.

    1. Llogarit qe administratat dhe jo vetem jane mbushur te gjitha me mjaftist, u ka shperndare lali dhjeri. Merre me mend cfare situate. Njelloje si rama me sektorin privat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu