• |
ide | kryesore

Pengmarrja në Kamëz, dy të shoqëruar në Shijak nga forcat RENEA

Lajme, Të fundit



Dhjetë ditë pas rrëmbimit të 49-vjeçarit Jan Prenga në Kamëz, RENEA dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë ushtruan kontrolle në Shijak për zbulimin e vendosjes së tij. Kontrolle janë ushtruar në një prej komplekseve të zonës ndërsa nga kërkimet nuk është evidentuar ende vendndodhja e 49-vjeçarit Prenga. Si rezultat i kërkimeve policia ka shoqëruar dy persona, ndërsa ka sekuestruar një armë zjarri pa leje.

Kontrollit i janë nënshtruar edhe rrethinat e Shijakut, për të zbuluar fatin e 49-vjeçarit, ndërsa nga burimet nuk bëhet e ditur për një rezultat konkret.

Edhe pse nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij, policia ka nisur hetimet për të zbuluar motivet e rrëmbimit të tij. Sipas grupit hetimor për pengmarrjen e 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 16 kg kokainë, e cila nuk është dorëzuar nga i vëllai i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas policisë 49 vjeçari nuk rezulton të jetë person me të kaluar kriminale, apo si person i skeduar me precedentë të mëparshëm. 49-vjeçari u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës nga të paktën dy persona ende të paidentifikuar. Një ditë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *