• |
ide | kryesore

Shmangu pagesën e akcizës së gazi, kallëzohet në prokurori subjekti “Natyral Gaz”

Lajme
vend, nafta, Bordi i Transparencës



Dogana çon në prokurori subjektin “Natyral Gaz” pasi akuzohet se shmangu pagesën e akcizës së gazit

Subjekti akuzohet për veprën penale Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal të Republikës së Shqiperise, në ngarkim të një subjekti që merren me tregëtimin e gazit të lëngshëm për auto, për të cilin paguhet akcizë në shumën 8 lek për litër.

Në bazë të informacionit dhe dokumentacionit të mbledhur dhe disponuar tashmë nga strukturat doganore, rezulton se shoqëria tregtare furnizohej pranë kompanive importuese të gazit me artikullin “Gaz për ngrohje”, për të cilin nuk paguhet akcizë dhe në fakt e shiste tek subjektet e tjera si “Gaz për auto” duke iu shmangur pagesës së akcizës prej 8 lek për litër. Konkretisht nga këto struktura është referuar rasti ndaj subjektit “Natyral Gaz”, që ushtron aktivitetin ekonomik në Kamëz, Tiranë, me administrator shtetasin E.K. Sipas akteve administrative të mbajtura nga autoritetet doganore subjekti i detyrohet shtetit në total në shumën 37.7 milion lekë” informon dogana.

Strukturat Doganore kanë dorëzuar në Prokurori të gjitha materialet, e cila po vijon hetimet në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Dogananor dhe strukturat e tjera ligjzbatuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *