• |
ide | kryesore

Kejvina Kthella flet për mardhënien me Seven Saraqin

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme, në rrjet qarkulluan disa pamje ku velina Kejvina Kthella shfaqej në një club në Amerikë me reperin Seven Saraqi. Së bashku me Taynën, Kejvina kishte shkuar në eventin e organizuar për 50 Cent, në “Walk of Fame” dhe vajzave po i bënte shoqëri edhe reperi shqiptar. Ishte vetë Seven ai që publikoi në InstaStory një video me Kejvinën, teksa filmonin veten me filtrat e Instagram-it.

Reperi qëndronte pas Kejvinës dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, gjë që ngriti dyshimet se ata mund të ishin në një lidhje së bashku. Për arsye që nuk dihen, Seven e fshiu videon më pas, megjithatë pamjet e ruajtura vazhduan të qarkullonin në rrjet.

E kontaktuar nga “Iconstyle.al”, Kejvina i është përgjigjur lajmeve për romancën e saj të re, duke mohuar gjithçka. Velina tregoi se mes tyre ka thjesht shoqëri dhe asgjë më shumë se kaq. Mesa duket, miqtë janë mbledhur natën e kaluar në Amerikë për të shijuar muzikën e mirë dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *