• |
ide | kryesore

Kjo është historia e dashurisë së balerinës dhe Dj shqiptar

Paparazzi, Slider



Balerina Lori Bala dhe DJ  në Shqipëri, Olti Kazaferi na njohën sot me historinë e tyre të dashurisë.

Të ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ata kishin marrë me vete vajzën e tyre, Elois, që për pak mbush 3 vjec.

Lori Bala është balerinë e Teatrit të Operas dhe Baletit prej 10 vitesh tashmë, ndërsa Olti është momentalisht menaxheri i Alban Skënderajt, Miriam Çanit dhe West Side Family.

Olti dhe Lori treguan se u njohën me njëri-tjetrin para 7 viteve në rrjetet sociale.

Lori Bala: Ne jemi njohur krejt rastësisht nga rrjetet sociale. Kemi ngacmuar njëri-tjetrin me disa komente të vogla dhe aty nisi e gjithë gjëja jonë.

Ata nuk kanë bërë akoma një dasmë dhe ende nuk kanë një plan për shkak se nuk janë të dy tradicionalë.

Olti Kazaferi: Mbase ndonjë festë, por jo dasmë, se nuk jemi tradicionalë tek kjo pjesa të dy.

Lori Bala: Nuk e dimë akoma, e nisim si bisedë, por pastaj shkrin rrugës. Me dëshirë e kemi, por akoma nuk kanë ardhur rrethanat.

/tvklan.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *