• |
ide | kryesore

Albin Kurti merr sot zyrtarisht detyrën, pritet mbledhja e kabinetit të ri qeveritar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Albin Kurti sot do të marrë sot zyrtarisht detyrën e tij si kryeministër i Kosovës. Ndonëse mungon ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara, do të jetë ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ai që do t’ia kalojë detyrën Albin Kurtit.

Mësohet se ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës pritet të mbahet në ora 11:00. Fill pasi t’i kalohet detyra zyrtarisht, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re, e cila do të ketë 15 ministri.

Kujtojmë se dje teksa u votua për Kurtin si kryeministër, ai siguroi 66 vota pro dhe 10 abstenime.



2 Comments

  1. Qeveria e re Kurti shihet me shprese te madhe nga te gjithe shqiptaret. Shpresa dhe besimi nuk jane per
    ate qe do bejne,por ne radhe te pare per ate qe nuk duhet te benje, pra te mos jene te korruptuar.
    Ne kete drejtim puna e tyre eshte e thjeshte. Nuk kerkon fonde as mjete as pregatitje . Thjesht
    te zbatojne njeren nga URDHERESAT E ZOTIT : ” MOS VIDH”
    Sepse problemi themelor i deshtimeve te qeverisjeve tona nuk nuk ka qene se nuk munden ta
    luftojne korrupsionin, por se ata ishin vete te korruptuar dhe korruptonjes njekohesisht.
    Nuk eshte se ata nuk munden te ngrese struktura e klime efikase kunder korrupsionit, problemi eshte
    se vete qeverite tona ishin dhe dhe jane struktura mirfillti te korruptuara e korruptuese.
    Nuk eshte puna se ata erdhen me qellime te pastra dhe pastaj u tunduan, problemi eshte se ata
    eerdhen te tunduar, te pregatitur e te planizuar per tu korruptuar pra shkoqur e shqip per te vjedhur.
    Ne kete drejtim Qeveria Kurti esshte edhe me fat sepse ka shansin te jete pionerja e re e nje
    modeli te ri e qe do te jete nje rreze shprese jo vetem per Kosoven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *