• |
ide | kryesore

Kjo është dhurata e Georgina Rodriguez për ditëlindjen e Cristiano Ronaldos

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme kampioni i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka festuar ditëlindjen e tij.

Futbollisti me famë botërore ka lindur më 5 shkurt të vitit 1985 dhe ka mbushur dje 35 vjeç.

Të shumta kanë qenë urimet e miqve, kolegëve e fansave drejtuar Ronaldos, mirëpo vëmendjen na e mori supriza e partneres së tij, Georgina Rodriguez.

Pasi i dhuroi një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë dhe i shkroi një dedikim special, Georgina e ka befasuar partnerin me një dhuratë që kap shifra marramendëse.

Ajo i ka dhuruar futbollistit një makinë Mercedes Benz në ngjyrë të zezë, e cila ka kushtuar plot 114.336 paund.

Georgina e drejtoi partnerin tek makina, e cila ishte zbukuruar me një fjongo të madhe të kuqe, ndërkohë që pranë saj qëndronin miqtë e personat e afërm të Ronaldos.

Ky i fundit i ka falenderuar të gjithë për prezencën, tepër i lumtur për surprizën e partneres e cila krahas videos shkruan:

“Gëzuar mashkullit të jetës time! Sa kënaqësi ta transmetojmë dashurinë tonë në dhuratën tënde”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *