• |
ide | kryesore

Rama mbron hapur Dakon: Është miku im edhe në burg të shkojë

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur në mbrojtje të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. I ftuar në emisionin “Opinion” ai tha se edhe pse Dako është futur në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit ai do të mbetet miku i tij edhe në burg të shkojë.

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk mi përcakton DASH se kam dhe kë nuk kam mik. Miqtë mi përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër Vangjush Dako është miku im, por me Dakon kurrë nuk kam bërë kurrë dhe as kemi bashkëpunuar në asnjë shkelje të ligjit të Shqipërisë.


Stepet drejtësia nga kjo që thashë unë? Kush jeni ju që ju jepni moral të tjetërve. Ju nuk keni asnjë shans të më bëni moral mua. Mua në xhepin tim nuk më gjen asnjë asnjë qindarkë që nuk më takon nga puna ime. Nëse është miku im, dhe bën shkelje dhe të shkojë në burg.

Nëse ndaj tij do të ketë akuzë, do të largohet nga PS. Akuzën ndaj Tahirit e bëri prokuroria dhe ndaj u përjashtua nga PS. Tom Doshi është përjashtuar nga PS. Unë nuk e përjashtoj dot nga Shqipëria dhe nga politika. Tom Doshi nuk ka ardhur aty me makinën time, por me votat e popullit të Shkodrës” – u justifikua Rama. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Para nja dy vjetesh , kryeministri tha ne tv qe porti i durresit mbahet peng nga tre familje . Dhe per kete do nderhyjme menjehere .
    Por sot vazhdon situata akoma me keq, cdo gje e amortizuar, kur duhej te ishte nje port gjigand dhe fitimprures
    Me sa duket qarte eshte e qellimshme qe ti jepet nje oligarku. Rama dhe Balluku duhet te na sqarojne sa me pare.

  2. Ky ngaterron institucionin me personin…Kryeministri i Shqiperise nuk mund te kete ne krahe nje hajdut te provuar te cilin SHBA nuk i jep as vize hyrese…Kur te mos jete me Kryeminister le te masturbohet me Dakon!..

  3. Populli yne dembel, frikacak dhe skllaveridashes ka nje shprehje te urte qe thote :

    ME THUAJ ME KE RRI TE TE THEM SE KUSH JE.

  4. Blendi Fevziu meqë e ka pasion arkivën historike, duhet ta ruajë me fanatizëm videon e këtij takimi të Ramës me gazetarët.
    Rama “shkëlqeu” plotësisht mbrëmë me këtë emision si manipuluesi virtuoz i të vërtetave, me marrëzitë që nxirrte papushim nga goja, pikërisht për të mbuluar të vërtetat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu