• |
ide | kryesore

Presidenti Meta thërret në takim Lulzim Bashën, zbardhet diskutimi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot me liderin e opozitës Lulzim Basha një ditë pas shtimit të akuzave ndaj KED dhe deklaratave për grusht shteti nga maxhoranca.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili informon dhe për diskutimin mes Kreut të Shtetit dhe kreut të PD.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha. 

Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, shkruan Blushi.



4 Comments

  1. Jo mo neri jo. Kjo quhet hajde te bej pak pis. Se gje tjeter nuk ka ca ti bej bashes ky kllouni. Vetem ta njollosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *