• |
ide | kryesore

‘Shullazi’/ KLGJ propozon ndryshime ligjore për të zgjidhur ngërçin me gjyqtarët

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrasja e Vajdin Lames, gjykata shtyn vendimin për Shullazin



Pas disa muajsh ngërçi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hedhur një tjetër hap për procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe personave të tjerë të botës së krimit, gjyqi i të cilëve po zvarritej prej kohësh, për shkak të mungesës së gjyqtarëve.

Gazetarja Klodiana Lala iu drejtua me një pyetje KLGJ lidhur me zhbllokimin e procesit, pasi në të kundërt Shullazi dhe kriminelë të tjerë mund të dilnin nga burgu.

Lidhur me këtë shqetësim, KLGJ i është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Drejtësisë, ku i propozon ndryshime ligjore, që mund të çojnë në zgjidhjen e ngërçit me gjyqtarët, i krijuar pasi një pjesë e tyre kanë ngecur në Vetting, një pjesë kanë dhënë dorëheqjen dhe një pjesë tjetër kanë mbaruar mandatin.

Aktualisht, numri i përgjithshëm i gjyqtarëve në detyrë në gjykatat e Apelit është 63, ndërsa në janar 2020, ky numër do të jetë 61, pasi Këshilli do të duhet të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për dy gjyqtarë, të cilët në dhjetor 2019 kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Pra, gjatë periudhës së zbatimit të procesit të rivlerësimit kalimtar në gjykatat e apelit janë krijuar edhe 38 pozicione të lira, që bashkë me 3 pozicionet që kanë qenë të lirë në momentin e fillimit të procesit, në total bëjnë 41 pozicione të lira”, thuhet ndër të tjera në propozimin e KLGJ.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *