• |
ide | kryesore

Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave, Meta: Asnjë habi, ndaj në 2 mars të gjithë në bulevard

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar një ditë më parë, se Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave.

Sipas tij, kjo nuk është një habi, ndaj i fton qytetarët që në 2 mars t’i bashkohen në bulevard për të mbrojtur kushtetutën.

Reagimi i Ilir Metës

Të dashur qytetarë!

Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim.

Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.

Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.

Bashkë për Kushtetutën!

Bashkë për Shqipërinë!



7 Comments

  1. Nuk eshte nevoja me dale ne bulevard. Ekrani gjigand , nje shkop tregues me drejtim te bizneset e oligarkeve socialist. Se si eshte kapur shteti nga mafia, se si mafia nderkombtare e ka kthyer lavatrice Shqiperine, se si ne Shqiperi nuk ka para dhe ekonomi te paster, Se si monopolet vrasin ngadale perdite Shqiptaret me prodhime te skaduara, se si taksohen njerzit e ndershem dhe hajdutet e kane cdo gje falas, se si perdhunohen hapsirat publike me preteks po ja kthejm pronarit apo paguaj sekserin e bashkise per te bere pallate etj etj… Me ate ekranin gjigand por jo vete, shto dhe disa ekrane te tjera e s’ke nevoje tu thuash Shqiptareve dil ne shesh. Beje dhe Anglisht qe genjeshtaret e ambasadave tu tregohet se delet kane filluar te zgjohen.

    Vazhdo me ekranin Like. Eshte me e drejte.

  2. ku shkoi marreveshja e gjirit te ngjalave …?! kush te beri presidont …?! po 21 xhenjuarit si do ja bejme ..?! po arin e krrabes do ta sqarojme apo …. futja ..?!

  3. Rreth Flamurit te perbashkuar
    Me nje deshire e nje qellim
    Te gjithe atij duke u betuar
    Te lidhim besen per shpetim

  4. E kemi parë kryeministrin Rama të lumturuar nga donacionet e kreditë “legale” prej 1.15 miliardë euro që i erdhn Shqipërisë nga jashtë.
    Athua që kjo “lumturi” i erdhi atij edhe për faktin se nëpërmjet parave legale, do të pastrohen edhe paratë e pista ilegale të drogës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *