Tre personat më poshtë janë të kërkuar për vrasje dhe të dënuar me nga 25 vite burg. Ata janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit. Bëhet fjalë për 2 vëlezërit Lala nga Kashari të akuzuar për një vrasje në vitin 2013 dhe një shtetas nga Vlora, i akuzuar për vrasje dhe plagosje në vitin 2000.
Aleks Totraku alias Abdyl Lala
Në datën 1 janar 2013, në fshatin Mazrek të Komunës Kashar, Aleks Totraku, në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin Antonio Lala alias Mirjan Lala (person në kërkim) ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. D. I kërkuari Aleks Totraku alias Abdyl Lala është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.