• |
ide | kryesore

Nuk ka raste me koronavirus në Kosovë, pacientja e dyshuar rezultoi negative

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka rezultuar negativ rezultati i analizave rreth dyshimeve se një grua u prek nga virusi kinez koronavirusi, raporton Express nga burimet e saja.

U dyshua se një grua e rreth të 30’tave e disa u kthye në Kosovë pas disa ditë pushime në Itali. Ajo u paraqit mbrëmë në Klinikën Infektive.

Por në bazë të analizave të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rezultatet për këtë rast kanë rezultuar negative.

Sipas IKSHP’së, pacientja ka pasur ethe, djegje të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndieshëm. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin

“SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV”, deklarojnë nga IKSHP.

Sipas tyre ekipet po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë.

Ndërkohë, komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri. /express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *