• |
ide | kryesore

Loredana anullon koncertin për shkak të koronavirus

Paparazzi, Slider



Virusi vdekjeprurës Covid-19 ka përhapur panik në të gjithë botën dhe njerëzit po përpiqen t’i shmangen atij sa më shumë.
Siç është këshilluar, individët duhet të lajnë shpesh duart, të mbajnë dorën përpara kur kolliten e të shmangin turmat e mëdha të njerëzve.

Pikërisht për arsyen e fundit, Loreda është detyruar ta anulojë koncertin e saj në Zvicër.
Koncerti do të ketë më shumë se 1000 persona, ndaj reperja së bashku me stafin e kanë parë të arsyeshme ta anulojnë shfaqjen për ta realizuar në një tjetër moment.
Këtë vendim e ka sqaruar vetë Loredana në llogarinë e saj në Instagram.
“Siç e keni vënë re të gjitha, të gjitha ngjarjet në Zvicër ku mund të ketë më shumë se 1000 njerëz duhet të anulohen. Për këtë arsye ne për fat të keq duhet të anulojmë koncertin tonë në Rinora. Nuk do të ishte e drejtë në një klub ku mund të jenë 3 mijë persona, të ketë vetëm 1000. Kjo nuk ka kuptim për klubin dhe fansat, dhe do doja të gjeja një datë të re”- ka shkruar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *