• |
ide | kryesore

Helmimi i 30 nxënësve në Fier/ Drejtoresha e shkollës: U hodh një lëndë nga një minoren

Arkiva, Lajme, Të fundit

Drejtoresha e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier ka reaguar në lidhje me helmimin e 30 nxwnwsve ditwn e sotme.

Pamje të rënda/ Helmohen 30 nxënës në Fier 


Ajo konfirmoi se në shkollë është hedhur një lëndë ende e papërcaktuar nga një nxënës, sikurse dyshon policia, situatë kjo e përsëritur për herë të dytë.

“Jemi shumë të shqetësuar, është hedhur një lëndë, nuk po gjendet se çfarë, edhe ekspertët nuk e kanë gjetur ende se çfarë është. Kjo shkakton djegie dhe gjendje debulese”, tha ajo ndërsa shtoi, “E njëjta situatë ka ndodhur edhe para 3 ditësh, ndodhi sërish sot, është një rast i përsëritur. Fëmija që e hodhi është minoren, policia po merret me të, ai është një fëmijë që e ka përjetuar keq”,- sqaroi ajo.

Ndërsa në lidhje me deklaratën e nxënësit për një eksperimet të mundshëm, drejtoresha deklaroi se ju kishin thënë pikërisht ashtu që të mos krijonin më shumë panik se sa kishte krijuar vetë ngjarja.” – u shpreh drejtoresha.

Lexo më tej: Helmimi në Fier/ Deklarata shokuese e nxënësit: Na thanë që ishte stërvitje 

“Unë po them që situatua është menaxhur nga gjithë stafi, nxënësve ju thamë që është provë, erksperimet që të mos traumatizoheshin e të mos përhapnin më shumë panik”, deklaroi ajo ndër të tjera.

2 Comments

  1. Ashtu ë? “Eksperiment” për nxënësit?! Sa mirë që e the vete o drejtoreshë, që edhe gënjeni kur duhet. Tani kush e inskenoi këtë? Kush ishte ky “djale” me spray me piper në dorë? A ishte vërtet ky, a ishte i vetem, çfarë bindjesh politike ka personi apo personat që e bënë këtë?? Kush do t’a hetojë, ky shtet kriminal që kemi, që nuk i besohet asgjë??

    Dhe tjetra, kujt i shërben kjo ngjarje tragjike në klimën politike që jemi tani? Vetëm të kuqve, për të hutuar dhe larguar vëmendjen e opinionit publik nga ngjarja kryesore, grushti i shtetit në vend. Jo të gjithë njerëzit janë në gjumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.