• |
ide | kryesore

Basha propozon reformë rrënjësore të sistemit zgjedhor dhe parlament me dy dhoma si SHBA

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot, Lulzim Basha propozoi një reformë radikale të sistemit zgjedhor. Sipas tij, një qeveria kalimtare është garante për votën e lirë. Në një takim me të rinj dhe intelektualë Basha ka prezantuar platformën për reformimin e sistemit duke theksuar se sistemi zgjedhor nuk është një vendim i partive politike, por i popullit.

Zgjedhjet në Shqipëri janë prishur. Vota jonë nuk ka vlerë për shkak të paracaktimit të rezultatit. Është koha të ndryshojmë rregullat. Ndryshimi i parë, kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. Kontrolli të bëhet nga një organizëm i pavarur. Ndryshimi i dytë, tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg. Ndryshimi i tretë, financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre.

Kush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë. Ndryshimi i katërt, identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë. Ndryshimi i pestë, sistemi. Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë”, theksoi Basha.

Kryedemokrati deklaroi se sistemi zgjedhor duhet të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.

Basha propozoi ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë duke kërkuar që 40 anëtarët e Senatit të zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit.

Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive. Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat”, u shpreh ai.

Basha solli shembujt e vendeve më të zhvilluara me Senat: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia vende me parlament me dy dhoma.

Derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë”, tha ai.

Basha u shpreh i vendosur për reformën zgjedhore. “Shitblerja e votës shuan zërin e qytetarëve dhe i jep kontrollin një grushti politikanësh, biznesmenësh dhe kriminelësh të fuqishëm. Reforma zgjedhore është hapi i parë për t’i dhënë fund korrupsionit, për një ekonomi më të fortë dhe anëtarësim në BE. Mënyra e zhvillimit dhe rezultati i zgjedhjeve ndikon direkt në jetën tonë. Me një rezultat të ndershëm përfitojnë të gjithë shqiptarët”, deklaroi kreu i PD.



16 Comments

  1. Çfarë injoranti… dy dhoma ne nje vend prej 2 milion banorësh?!
    Ik e mbaro universitetin o injorant se e ke lene përgjysmë ne Hollandë dhe tashi kuptohet arsyeja

  2. Keshtu të tha salihu dhe likja te propozosh reformen zgjedhore,bylykbashi kerkon gje tjeter ky loqja sheh endrra kur shurron

  3. Ndonje fjale per listat e hapura????? Eeeee baaaaaa. A ju keni hallin, se ke do vini e ke do terhiqni prej hunde. I doni deputetet kukulla qe te bejne ca tu thote kryetari.
    Ta gezoni reformen. Te dhjefsha propozimin e ish opzites. Me shume me pelqeu propozimi i “opozites” parlamentare.

  4. Kam kundershtime por e rendesishme eshte qe nga ty po kerkohet ndyshimi i sistemit ku lejon garen e lire te çdo individi . Qe nga protesta e fundit apo me sakt qe nga korriku eshte hera e pare qe jame shume ok me ty . Biles propozimeve te tua do ti shtoja edhe ca te tjera dhe sidomos referendumet , por gjene mire . Per te prish synin e keq ktheva diçka permbys , ishallah me kembe te mbare . Ty te eshte dhene mundesia te beshe diçka te mire per kete vend dhe kete popull . Je ne pozicionin e duhur, ne vendin e duhur, ne çastin e duhur ,nuk te ngelet gje tjeter vetem ta rrembesh kete shans per tu bere kryeminister dhe ma jep mua dhe popullit Shqiptar mundesine te themi se ky eshte kryeministri qe kami dashur te kemi .
    Mendo dhe verpro sikur do vdesesh pas 1000 vitesh puno me mendimin sikur do vdesesh neser .

  5. O Bashe, te q* reformen zgjedhore!!!

    Po kaq veshtire e keni me keto listat ?! Kaq nuk i hapni dot?! Apo ju dalin breket e grisura?!

    Po si mund te shkoj e te votoj ashty si dele rude, pa njohur per ke dykembesh do hedh voten time?! Na takon kjo e drejte si shtetas te kesaj republike leshi apo jo?! Ti si thua, o bir njeriu i ardhur nga Hollanda dhe me floke te bojatisura?! Andej si votonin, mund te na e thuash?

    Po kjo eshte nje tallje e madhe bythe per kete milet te coroditur! Nje mut jeni te gjithe!

    Hiq o Ndrio hiq…

  6. Deri para se te vinte Rama ishim 3 milion. Tani e pranojme me qetesi olimpike qe qenkemi 2 milion. Me keto ritme shpopullimi dhe kete qetesi pranimi, kur te iki Rama nuk do kemi nevoje jo per senat, por as per KM dhe as per qeveri. Nje drejtor azili mjafton.

  7. Ti duhet te shprehesh me qart z.Basha dhe jo te perdoresh ambiguitetin . Deklaro qart dhe paster se çfardolloj sistemi te vendoset listat te jene te hapura . Ne nuk kemi nevoje per dy dhoma , mjafton nje dhome por ta votoj une deputetin dhe jo te ma japesh ti me dhune . Une idene time e shpreha edhe tek shkrimi i meparshem por po e jap edhe nje here . Une mendoj se sistemi me i mire do ishte:
    1 – Sistem proprocional kombetar i hapur (kryetari i patrise zgjidhet automatikisht pavarsisht votave)
    2 – Partite te garojne te vetme dhe koalicionet te jene paszgjedhore.
    3 – Pragu minimal per çdo parti 3% .
    Perveç kesaj mendoj dhe do te doja qe presidenti te zgjidhet nga populli dhe per gjerat e rendesise se te behen referendume . Referendumet te behen diçka normale dhe si gjeja me e thjeshte ne kete vend . Populli me ane te referendumeve te zgjedh vete per gjerat e rendesishme .

  8. Une them ta bojme me 23 dhoma. Asnji ligj mos miratohet pa kalu nepermjet 23dhomave. Ose ta bojme me bajraqe. Kur ligjet si pelqejne bajraktarit, kercet pushka.

  9. Per ju injorante qe kundershtoni sistemin me 2 dhoma. 2 dhomat sherbejne per te mbajtur balance ligjore, per te kontrolluar me mire ekzekutivin si dhe per te evituar qe ne momente te caktuara supremacie politike te evitohet miratimi i ligjeve revanshiste, antikushtetuese dhe me interes individual. Sistemi dydhomesh eshte nje garanci ligjore dhe shtete si Shqiperia me mazhoranca 80perqindshe dhe udheheqes autokrate e kane mese te nevojshme. Pra shtohet mekanizmi I kontrollit.

    1. Ja dolen kaqolat e pare qe po na shpjegojne se si funksjonon parlamenti me 2 dhoma dhe pse duhen 2 dhoma.
      Akoma nuk e kuptojne qe Basha as qe e beson ate qe thote, por thjesht i duhet kohe ta shtyje sa me shume permbulljen e reformes zgjedhore.
      Nuk ka asnje njeri te vetem ne PD qe beson se sistemi me 2 dhoma do funksjonoj ne shqiperi.
      (mbase ti je i vetmi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *