• |
ide | kryesore

Emri i Olsi Ramës del në skemën e mashtrimit ndërkombëtar me Call Cantre

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qendra për Gazetarinë Investigative, OCCRP, e zgjeron hetimin e saj për kompaninë Milton Group, duke u fokusuar këtë herë në Shqipëri dhe në Gjeorgji.

OCCRP është pjesë e një ekipi ndërkombëtarësh gazetarësh nga 23 vende, që kanë publikuar skandalin e Milton Group, një kompani me qendër në Kiev të Ukrainës dhe me një xhiro prej 70 milionë dollarësh. Ajo operon përmes një rrjeti me callcenter në disa vende, mes tyre edhe në Shqipëri.

Këto callcenter premtojnë investime përrallore në kriptovaluta, por që rezultojnë një mashtrim i madh.

Në investigimin e radhës, OCCRP thotë se callcenter në Shqipëri është në pronësi të CTA Group dhe APA Liasion. CTA është në pronësi të APA, e cila është plotësisht në pronësi të Amant Josifit, këshilltar i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka që prej dhjetorit 2017.

Gazetarët investigative zbulojnë edhe lidhjen e Josifit me Olsi Ramën, por edhe që nëna e tij është një zyrtare e lartë.

Josifi ka lidhje të fuqishme në Shqipëri. Ai ka qenë këshilltar zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes prej dhjetorit 2017, kur u caktua nga Olta Xhaçka, një anëtare e Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Josifi është gjithashtu një ish-partner në biznes i vëllait të kryeministrit Ols (Olsi) Rama, me të cilin kishte në bashkëpronësi një firmë telekomunikacioni dhe telemarketingu, Pegasus Communications, derisa Josifi shiti aksionet e tij në dhjetor 2017.

Nëna e tij, Pranvera Strakosha, është një ish-gjyqtare, e cila tani është Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, një ombudsman i ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të zyrtarëve publikë”, thuhet në shkrim.



8 Comments

  1. Dhe cfare tregon ky shkrim o lapsi,fotot e like floririn me kriminelet hajri dhe troplini po bejne xhiron e mediave ne vend,ju te lapsit dhe syri ju duket normal te mos I botoni per shpellkaret tuaj qe dolen per bythen e metes

  2. Cfare portali apo gazate quaje si te duash, edhe Zeri i Popullit ne kohen me te lavdishme te tij do ta kishte zili.

  3. ALFRED LELA JA FUT KA...N NE BYTH MUHAMED VELIUT DHE FATMIR XHAFAJT thotë:

    KUR TE DAL ALFRED LELA -BYTHLEPIRES I RI I EDI RAMES DHE TI KERKOJ FALJE OLSI RAMES DHE FATMIR XHAFAJ HAHA JAHA

  4. Keshtu u tha per kete Olsin edhe kur u zhduk nga tregu operatori privat e karburanteve “GULF”, po llafe pazari ishin …

  5. dmth ky ka qene partner biznesi me olsi ramen dhe i ka shiitur aksjonet dmth s’eshte me as ne partneritet biznesi e ketu nxirret sikur olsi rama eshte kriminel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *